Komente Faqja Kryesore

Dopingu dhe viti i mbrapshtë i Olimpiadës Dopingu dhe viti i mbrapshtë i Olimpiadës

Nga Gjergj Vyshka 27.12.2014 14:20

Rastet e peshëngritjes rrezikojnë delegacionin kuqezi që të jetë me numrin më të pakët të sportistëve. Për Shqipërisë, një vit përpara Read More

Dinamo ruan pozicionin në renditje, por është më dobët sesa vjet…! Dinamo ruan pozicionin në renditje, por është më dobët sesa vjet…!

 

Nga Gjergj Vyshka 25.12.2014 07:55

 

Në krahasimin mes dy gjysmave të para të kampionatit, blutë kanë 7 pikë më pak. Mesatarisht skuadra ka marrë nga 1.6-1.8 pikë për ndeshje, Read More

Derbi me tifozë? Rroftë Duka, poshtë Duka! Derbi me tifozë? Rroftë Duka, poshtë Duka!

Nga Gëzim Sinemati* 09.12.2014 09:05

Ju kujtohet David Koperfildi, jo personazhi i librit, por iluzionisti i famshëm, i cili arriti të zhdukte edhe vagonin e trenit në një nga numrat e tij? Koperfildi i futbollit tonë, presidenti Duka, Read More

Sportistët, larg kontrolleve mjekësore, komisioni antidoping, jashtë funksionit Sportistët, larg kontrolleve mjekësore, komisioni antidoping, jashtë funksionit

Nga Gjergj Vyshka 06.12.2014 16:50

Në përgjithësi, në mënyrë të veçantë peshëngritësit, gjithnjë janë ankuar se nuk kanë një mjek personal. Por në fakt, edhe pse në Shqipëri Read More

Dinamo, humbja e Ballshit djeg dyfish për blutë e Mehmetit Dinamo, humbja e Ballshit djeg dyfish për blutë e Mehmetit

Nga Gjergj Vyshka 24.11.2014 18:55

Ballshiotët gjejnë fitoren në kampionat pas pesë javësh, kurse suksesi vjen në fushën e vet pas 11 muajsh. Edhe pa tifozë në “Adush Muçaj”, Read More

Historike, ia ndalim këngën “gjelave” brenda në Renë Historike, ia ndalim këngën “gjelave” brenda në Renë

Nga Gjergj Vyshka 15.11.2014 11:15

Jemi sërish dinjitoz në ndeshjet tona, këtë herë në një miqësore luksi ndaj Francës. Një pjesë e parë fantastike, shtyllë e Canës dhe gol Read More

Daniel Godelli prek përjetësinë, një kampion bote i parë për Shqipërinë Daniel Godelli prek përjetësinë, një kampion bote i parë për Shqipërinë

Nga Gjergj Vyshka 13.11.2014 10:40

Peqinasi, i cili ka marrë dy medalje ari dhe një medalje argjendi, tentoi rekordin në shkëputje. 3 medalje ka marrë Daniel Godelli dje n Read More

Historike, Organizata e Kombeve të Bashkuara njeh autonominë e sportit Historike, Organizata e Kombeve të Bashkuara njeh autonominë e sportit

Gjergj Vyshka 12.11.2014 07:05

Thirrja e Tomas Bahut: “Vazhdoni dialogun politik për t’i dhënë sportit pavarësinë e munguar”. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar Read More

“The Guardian”: Vendimi i UEFA-s për Serbi-Shqipëri, veprim naiv “The Guardian”: Vendimi i UEFA-s për Serbi-Shqipëri, veprim naiv

AlbanianSport.com 27.10.2014 15:05

ASNN – Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, ishte një veprim naiv i organizmit që qeveris futbollin evropian dhe lista e skenave Read More

Luftëtari / Përforcimet e dështuara përvijojnë krizën e paparashikuar Luftëtari / Përforcimet e dështuara përvijojnë krizën e paparashikuar

Nga AlbanianSport.com 12.10.2014 16:25

ASNN – Si të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, të cilat kanë bërë përforcime gjatë lëvizjeve të futbollistëve në verë, edhe Luftëtari bëri Read More

Përtej financave, Dinamo nuk ka alibi për lojën që prodhon dhe emrin që ka Përtej financave, Dinamo nuk ka alibi për lojën që prodhon dhe emrin që ka

Nga Gjergj Vyshka 09.10.2014 12:40

Mungesa e pagesave mujore, paçka se si shqetësim qëndron, nuk mund të jetë alibi për atë që u prodhua në fushën e lojës, sepse tifozët dinamovitë Read More

Danimarka / Olsen: Ky, ekipi më i mirë që ka patur Shqipëria (Video) Danimarka / Olsen: Ky, ekipi më i mirë që ka patur Shqipëria (Video)

AlbanianSport.com 08.10.2014 10:25

Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, e ka vlerësuar lart Kombëtaren shqiptare në prag të përballjes së të shtunës midis skuadrave dhe, sipas tij, Read More

Refleksion / Luftëtari i pafuqishëm në shtëpi, koha për t’u zgjuar… Refleksion / Luftëtari i pafuqishëm në shtëpi, koha për t’u zgjuar…

AlbanianSport.com 06.10.2014 22:15

ASNN – Dy humbjet radhazi në Gjirokastër, 0-2 me Dinamon dhe 0-1 me Sopotin, kanë treguar se futbollistët aktual të Luftëtarit janë të pafuqishëm Read More

Shteti dhe Federata e Futbollit i dorëzohen… Mamurrasit(?!) Shteti dhe Federata e Futbollit i dorëzohen… Mamurrasit(?!)

Nga Alban Mati* 06.10.2014 16:50

Ka ndodhur ajo që pritej në fushën e Mamurrasit. Shteti dhe Federata Shqiptare e Futbollit janë dorëzuar përballë Mamurrasit dhe presidentit të saj, Read More

E hapiii…! FSHF lejon të luhet e para dhe e dyta E hapiii…! FSHF lejon të luhet e para dhe e dyta

Nga Gjergj Vyshka 23.09.2014 14:20

Në fundjavë nis dhe Kampionati i Kategorisë së Parë për grupmoshat Nën-17 dhe Nën-19-vjeç. Kampionat me kushte: 50 % të detyrimeve dhe aktin e sigurisë së stadiumit nga policia. “E hapi…!”. Kjo është shprehja më kuptimplote dje për Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të Kategorisë së Parë dhe të Dytë të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit (dy herë aktiviteti i parë dhe një herë tjetri), ka vendosur të luhet. Ajo që ka qenë e vërtetë ishte fakti se klubeve të Kategorisë së Parë, që nuk janë pak, por 20, u kishte nisur t’i humbte durimi. Read More

Kaos në Të Parën… Ngjarjet në Shkodër, frena futbollit? Kaos në Të Parën… Ngjarjet në Shkodër, frena futbollit?

Kategoria e Parë edhe 24 orë përpara startit të garës ishte në kaos total. Vetëm dje në Librazhd kanë zbritur specialistët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë bërë vlerësimin e fushës, por pa dhënë përgjigje nëse do të luhej ndeshja me Butrintin, apo jo.

Së dyti në kaos total ishte Bylisi, atje ku policia nuk e kishte marrë përsipër zhvillimin e ndeshjes në “Adush Muça”, që sipas tyre nuk plotëson asnjë kusht. Mallakastriotët kanë ngritur zërin, ndërsa sipas tyre ka dhe stadiume të tjera në Shqipëri të Kategorisë së Parë që janë jashtë standardeve.

Ndoshta ngjarjet në Shkodër, të cilat precipituan në mënyrë më të pamenduar dhe më të paparë ndonjëherë në futbollin shqiptar, me sebepin e mospagesave të detyrimeve dhe federimeve kanë shtyrë Kategorinë e Parë. Sepse kategoria e Parë thuajse me të tilla probleme ka qenë dhe sezonet e kaluara, por nuk është shtyrë ndonjëherë.

Ndeshjet e Kategorisë së Parë, në të dy grupet A dhe B, për shkak të rivalitetit dhe tifozerive janë të një rrezikshmërie maksimale. Për rrjedhojë ngjarjet në Shkodër mund të kenë dhënë dhe këtë shtyrje pa afat të së Parës, ndërsa FSHF e ka gjetur justifikimin: dokumentacion i pa plotë i klubeve dhe mungesa të detyrimeve financiare.
Shkurt Kategoria e Parë nuk do të luajë sot dhe njëkohësisht nuk ka as datë se kur do të fillojë.

4 shtator 2014, 10 vjet nga triumfi historik ndaj Greqisë 4 shtator 2014, 10 vjet nga triumfi historik ndaj Greqisë

ASNN – Teksa Kombëtarja kuqezi përgatitet për ndeshjen e parë eliminatore të Evropianit 2016, fillimi i shtatorit ka shënuar edhe 10-vjetorin e asaj fitoreje historike që Shqipëria korri ndaj Greqisë. Ndërkohë, skuadra kuqezi, e drejtuar tashmë nga trajneri italian, Xhovani De Biazi, është grumbulluar në La Korunja të Spanjës, ku po përgatitet për ndeshjen e së dielës.

4 shtatori shënon një nga kulmet e futbollit shqiptar, pasi, plot 10 vjet më parë, Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga gjermani Hans Peter-Brigel, korri një nga fitoret më të lavdishme të saj, duke mundur Greqinë me rezultatin 2-1 dhe duke i dhënë jetë njëri prej edicioneve më të suksesshme të Shqipërisë në Eliminatoret e një evenimenti ndërkombëtar.

Goli i Muratit në minutën e dytë dhe ai i Aliajt në të 11-tën i dhanë shkas një feste në shkallë kombëtare, që mbartte vlera të shtuara sepse u arrit jo vetëm ndaj një fqini me rivalitet historik, por edhe ndaj një përfaqësueseje që vinte si kampione në fuqi e Evropës. 10 vjet më vonë, Kombëtarja kuqezi është në prag të një tjetër fushate eliminatore dhe kundërshtarja e parë do të jetë njëra prej përfaqësueseve më të spikatura të futbollit evropian, Portugalia.

Skuadra kuqezi, e drejtuar tashmë nga trajneri italian, Xhovani De Biazi, është grumbulluar në La Korunja të Spanjës, ku po përgatitet për ndeshjen e së dielës. Dje paradite kuqezinjtë kanë zhvilluar një analizë për afro dy orë, teksa trajneri De Biazi nëpërmjet videove është përpjekur të analizojë lojën e portugezëve dhe t’u shpjegojë futbollistëve të tij pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve.

Ndërkaq, në seancat stërvitore, ku De Biazi ka zbatuar skemën 4-4-1-1, bie në sy fakti se italiani është në dilemë përsa i përket qendrës së mesfushës, midis Kukelit dhe Bulkut, si dhe përsa i përket sulmuesit të deklaruar, ku në balotazh janë Gashi dhe Cikalleshi.

Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve bën krenar familjen e basketbollit Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve bën krenar familjen e basketbollit

Çelis Taflaj përsëri 33 pikë të shënuara, mbetet lojtari më i mirë i kësaj kombëtareje. Të 17-tët mes 22 skuadrave, kuqezinjtë shpalosin një të ardhme pozitive. Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve në basketboll për djem, jo vetëm që ka pasur një mbyllje dinjitoze të Kampionatit Evropian, por ka bërë krenar të gjithë komunitetin e koshit. 3 fitore në 7 si në asnjë përballje tjetër ndërkombëtare duket se e ka përmbushur të gjithë misionin e kësaj përfaqësueseje, e cila me shumë vendosmëri e dinjitet u paraqit në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve, Divizioni B.
“Kuqezinjtë Nën-16-vjeçarë e kanë mbyllur me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B. Tre fitore në shtatë ndeshje. Jeni të mrekullueshëm. Jemi krenar për ju dhe të lumtur për të ardhmen e basketbollit shqiptar”, – kanë komentuar në faqen e tyre në “Facebook” drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit. Dhe në fakt kanë pasur të drejtë, sepse ky grup lojtarësh, të drejtuar me aq kompetencë nga malazezi Nikola Milatoviç, i cili ka pasuar punën e nisur nga bashkatdhetari i tij Miroslav Susiç, ka bindur dhe skeptikun më të madh për garancinë që paraqiste kjo përfaqësuese, e cila kthehej në parket pas 10 vjetësh.
Grintë, kurajë, dinjitet, të barabartë me kundërshtarin edhe atëherë kur janë mundur. Këto kanë qenë karakteristikat e kësaj kombëtareje në Evropianin të Nën-16-vjeçarëve, e cila nesër do të jetë gati për Nën-18-vjeçarët. Dy vjet më pas, për Nën-20-vjeçarët dhe në fund për kombëtaren e madhe. Të paktën për djem basketbolli shqiptar duket se e siguroi të ardhmen.

Atletika shqiptare, ajo që duhet ndihmuar, jo penguar Atletika shqiptare, ajo që duhet ndihmuar, jo penguar

Edhe dy muaj më pas, atletika shqiptare i ka marrë lavdërimet e saj për Kupën e Nderimit të Figurave “Albert Huantoreno”, që u zhvillua në pistën me tartan të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” më 25 qershor. Të paktën Huantoreno, ish-rekordmeni i botës në kërcim së gjati, jo vetëm në përfundim të aktivitetit, por dhe më pas, sidomos edhe gjatë Evropianit të Zyrihut, i ka shprehur falënderimet drejtuesve të Federatës Shqiptare të Atletikës dhe ka folur me nota pozitive për këtë veprimtari.

Por duket se nuk kanë qenë të të njëjtit mendim instancat shtetërore, të cilat, sipas burimeve të sigurta, e kanë cilësuar Kupën “Alberto Huantoreno” të një niveli të ulët. Ndoshta për numrin e pakët të ekipeve që morën pjesë, që ishte rrjedhim dhe i faktit se skuadrat evropiane tre ditë përpara aktivitetit kanë qenë pjesëmarrës ashtu sikurse Shqipëria në Kupat e Evropës.

Por kjo nuk do të thotë se do të mund t’i vihen “shkopinj nën rrota” atletikës dhe drejtuesve të saj, të cilët janë duke e mbajtur këtë sport gjallë pa infrastrukturën e duhur dhe me rrezikun që edhe ajo që është do të mund të prishet një ditë. Por mbi të gjitha janë duke e mbajtur në “fije të perit”. Është një ndër Federatat që përmbush të gjithë kalendarin sportiv kombëtar dhe ndërkombëtar.

Dhe për të gjitha ato rekorde kombëtare të Luiza Gegës dhe Izmir Smajlajt, apo dhe për medaljet ndërkombëtare, deri në titullin “kampion Ballkani”, atletika shqiptare duhet parë me sy tjetër nga instancat shtetërore. Për të mos thënë nesër drejtuesit e atletikës shqiptare që na vlerësojnë dhe na uron Bota, por na përbuz Shteti. Keq, apo mirë, me infrastrukturë të dobët dhe me financë zero, atletika shqiptare ka tre vjet rresht që bën miting ndërkombëtare.

Një herë për Pietro Menean, më pas për Robert Emian dhe së fundmi për Alberto Huantorenon. Dhe të tre këto aktivitete jo vetëm që janë vlerësuar nga ndërkombëtarët, por në një mënyrë tjetër Shqipëria mund të jetë në hartën e veprimtarive ndërkombëtare. Ndaj duhet parë ndryshe nga të gjithë, sidomos nga instancat shtetërore.

Për hir të historisë së bluve… shpëtojeni Dinamon…! Për hir të historisë së bluve… shpëtojeni Dinamon…!

Kur të gjithë ata që kanë bërë historinë e kësaj skuadre janë larguar dhe nuk marrin kurajën për ta ngritur zëri se Dinamo, ajo që ka qenë një ndër furnizuesit kryesorë të ekipeve kombëtare, duhet çuar në Superiore dhe duhet të jetë përsëri e fortë, një zë vjen nga larg Shqipërisë. Dhe ky është Eduard Abazi, ish-sulmuesi i Dinamos dhe kombëtares shqiptare. Pikërisht në një letër drejtuar të gjithë dinamovitëve, që është shpërndarë nëpërmjet “Facebook”-ut, Abazi i ka bërë thirrje të gjithë: “Shpëtojeni Dinamon!”.

Ja çfarë shkruan Abazi në letrën e tij, që dje është shpërndarë nga “Blue Boys” dhe “Unë jam dinamovit”:

“Përshëndes të gjithë dinamovitët dhe i bëj një ftesë të gjithëve që e dëshirojnë futbollin që të bëjnë të pamundurën për ta çuar këtë skuadër në Kategorinë Superiore. Po del qartë dhe është e padiskutueshme se pa Dinamo edhe ekipet kombëtare e ndjejnë diferencën e rezultateve. Mbetem me shumë shpresë që të gjithë dinamovitët do të fillojnë të gjejnë mundësinë për të krijuar një Dinamo ashtu siç e dëshirojnë të gjithë. Të mos presin, por të kërkojnë ide e të bashkohen me një program të suksesit, atje ku të mendojnë që Dinamo i përket të gjithëve. Përfitoj nga rasti të falënderoj klubin “Dinamo”, tifozat e kësaj skuadre, që janë më të kulturuarit e këtij vendi. Të gjithë ata që kanë luajtur me mua dhe stërvitur po me mua, por dhe ato që punojnë në këto momente të vështira të klubit, mund të quhen pa frikë heronjtë e Dinamos. Kudo që kam kaluar dhe po jetoj, Dinamo është në zemrën time. Shpresoj që ky koment të më kthejë një përgjigje konkrete, të dëshiruar për një kthim urgjent të Dinamos në “Top-Listën” e futbollit shqiptar”.

Kjo ka qenë letra e Abazit, ndërsa Dinamo në tërësinë e vet i mungon të gjithë futbollit shqiptar, ndaj dhe duhet kthyer atje ku e ka vendin. Sepse ka qenë në majën dhe në elitën e top-këmbës shqiptare.

* Ish-futbollist i Dinamos dhe ekipit kombëtar


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh