Jashtëloje Faqja Kryesore

Laçi / Mbyll bashkëpunimin, Shpëtim Duro largohet nga stoli i kurbinasve Laçi / Mbyll bashkëpunimin, Shpëtim Duro largohet nga stoli i kurbinasve

AlbanianSport.com 16/08/2021 15:40

ASNN – Pas 37 ndeshjesh, trajneri kryeqytetas dhe klubi kurbinas Read More

Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari, vajza me një jetë të dytë për futbollin (I) Futboll – Femra / Arbiona Bajraktari, vajza me një jetë të dytë për futbollin (I)

AlbanianSport.com 15/08/2021 16:55

ASNN – Historia e pabesueshme e Arbiona Bajraktarit, vajza që i dedikoi jetën e dytë futbollit! “Tani kushtet janë më të mira, – thotë ajo. – Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën. Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë. Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza.” Arbiona Bajraktari i falet një jete të dytë. Lufta në Kosovë preku edhe atë e familjen e saj, të cilët u detyruan të merrnin udhën drejt Shqipërisë, për të mbijetuar. Ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë asokohe. Familjarët e saj, ashtu sikurse qindra shqiptarë të tjerë të Kosovës i ishin drejtuar kufirit të Morinës, për të shpëtuar jetën e tyre.

Në traktorin me të cilin ata udhëtonin kanë qenë rreth 30 persona, me në krye gjyshin e saj. Rrugëtimi i tyre ngeci pikërisht në doganën e Morinës, për shkak të numrit të madh të njerëzve që donin të kalonin kufirin dhe ku për gati 3-4 ditë, ata kanë konsumuar vetëm ujë, pa ushqim. Kjo gjë ndikoi në gjendjen shëndetësore të gjithë familjes së saj, por sidomos tek vogëlushja Bajraktari, e cila nuk e përballoi mirë situatën. Të gjithë menduan se Arbiona kishte ndërruar jetë… por pasi kaluan kufirin e Morinës, ata u pritën nga një familje në Kukës. Plaka e shtëpisë, një zonjë fisnike, e mençur e ka risjellë sërish në jetë, duke e ushqyer për disa ditë me kos.

Arbiona nuk e kujton mirë këtë histori, edhe sepse ka qenë mjaft e vogël, por kujton çdo ditë dhe thekson se do t’i mbetet mirënjohëse gjithë jetën asaj familjeje që i dhuroi për herë të dytë jetën. Pas përfundimit të luftës, familja e Arbionës u zhvendos sërish në Kosovë. Ajo u rrit në Suharekën e saj të bukur, aty ku edhe lindi, mësoi, si dhe hodhi hapat e parë në futboll. Lagjet e vjetra të qytetit të saj i kujton ende me nostalgji, ku së bashku me fëmijët e tjerë luanin me një top, për të cilin kujdeseshin më mirë se për veten e tyre. Në moshën 12 vjeçare, dy shoqet e saj të ngushta u regjistruan në një klub futbolli për femra.

Ato e ftuan edhe Arbionën të bëhej pjesë e këtij ekipi. Nuk e mendoi dy herë, por vendosi që t’i bashkohej dhe të udhëtonte thuajse çdo ditë larg Suharekës, për gati 40 minuta, vetëm e vetëm që të ndiqte ëndrrën e saj. “Futboll kam nisur të luaj që kur isha e vogël, me shokët dhe shoqet e lagjes, – kujton ajo. – Derisa një ditë, dy shoqet e mia të shkollës më thonë se ishin regjistruar në një ekip futbolli për vajza dhe më ftuan të bashkohesha me to. U thashë po dhe çdo ditë udhëtoja 40 minuta larg qytetit për të mësuar më shumë mbi futbollin.” Prindërit e Arbionës nuk kishin kuptuar gjë, derisa një ditë e morën vesh dhe e ndaluan të shkonte.

Arbiona ishte shumë e vogël për të ndjekur stërvitjet e futbollit larg qytetit e gjithashtu duhej të fokusohej te shkolla. Për nga natyra, ajo është pak kokëfortë dhe këmbëngul aty ku mendon se ka të drejtë. E pavarësisht se familja nuk ishte dakord që ajo të vazhdonte të luante futboll, ajo nuk i dëgjoi. Madje, shpesh la edhe orët mësimore që të ndiqte stërvitjen. “Kur e morën vesh familjarët e mi, normalisht që nuk e pritën mirë, – pohon ajo. – Më thanë që nuk do të shkoja më dhe se duhet të ndiqja veçse shkollën. Kishin edhe frikë që unë të lëvizja vetëm, pasi isha e vogël. Por, unë nuk i dëgjova.”

“Përkundrazi, edhe kam lënë ndonjëherë orët mësimore për të shkuar në stërvitje, – vijon Bajraktari. – Ky nuk është një model i mirë, që shoqet e mia duhet ta ndjekin, pasi shkolla dhe pasioni që ne kemi, janë dy gjëra të ndryshme nga njëra-tjetra. Për rreth 3-4 muaj, babi dhe vëllezërit e mi nuk dinin gjë. Kam pasur një mbështetje shumë të madhe nga trajneri i skuadrës.” Turneu drejt Suedisë do të ishte pika e kthesës për të dhe familjen e saj. Aty jeta e Arbionës do të fillonte të kishte tjetër rrjedhë. “Kur ekipi i Malishevës, me të cilin unë luaja, do të udhëtonte drejt Suedisë për një turne, trajneri kishte shënuar edhe emrin tim në listë”, – rrëfen futbollistja.

“E ka marrë tim atë dhe i ka thënë që vajza është pjesë e listës pasi ka talent dhe i ka kërkuar të më bënte dokumentet që të lëvizja me ta, – vijon ajo. – Babi ka mbetur pa fjalë, nuk e ka pritur. Por që prej asaj dite, kam pasur besimin e plotë të tij.” E pavarësisht kushteve të vështira që është rritur, numri 5 i Kombëtares kuqezi të futbollit ia ka dalë mbanë të lërë emër në çdo ekip me të cilin ka luajtur. Pa transport, stërvitje me vetëm një top, fushat e futbollit i mohoheshin sepse ishin vajza, ajo sërish ia doli. “Kushtet kanë qenë shumë të vështira në atë kohë, – kujton Arbiona. – Na kanë munguar shumë gjëra, transporti për shembull ishte shumë i vështirë.”

“Stërviteshim në fusha të vogla, në kalçeto, pasi fushat e mëdha ishin për djemtë, – vijon ajo. – Ne nuk na lejonin sepse ishim vajza. Kemi pasur vetëm një top dhe kjo ka vazhduar deri kur kam ardhur tek ekipi i Kukësit. Nuk kemi pasur secila prej nesh një top dhe për këtë arsye, kemi bërë veç nxemje dhe ushtrime fizike dhe më pas direkt në lojë. Çfarë mund të bënim më tepër me një top?” Sot, kushtet janë ndryshe. Futbolli i femrave është një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), që ka hartuar një strategji të mirëfilltë për ta zhvilluar më tej futbollin e femrave, ndaj ajo thotë: “Tani kushtet janë më të mira”.

“Po t’i krahasoj me kohën kur ishim të vogla, kushtet janë si dita me natën, – thekson 26-vjeçarja. – Mbështetja që po na jep edhe FSHF-ja është e madhe. Shpresoj të vazhdojnë të na mbështesin, pasi duhet thënë, mbështetja e futbollit të femrave nuk është aq e madhe kudo, jo vetëm te ne. Megjithatë, duket sikur gjërat kanë ndryshuar. Federata po na ndihmon jo vetëm me bazë materiale por edhe nga ana financiare. Kjo është një shtysë e madhe për të gjitha ne që luajmë futboll, pasi dihet që karriera në futboll nuk është shumë e gjatë”. Me Kombëtaren ka gjithashtu një histori jo si të gjitha historitë e tjera.

 

Vijon nesër…

 

Vllaznia / Xhaferi: Më larg sesa sezoni i shkuar, këtë sezon, për gjithçka! Vllaznia / Xhaferi: Më larg sesa sezoni i shkuar, këtë sezon, për gjithçka!

AlbanianSport.com 15/08/2021 15:10

ASNN – Donatori shkodran flet për merkaton, objektivat e sezonit Read More

Vllaznia / Kuqeblutë, fitore me përmbysje në miqësoren me Burrelin Vllaznia / Kuqeblutë, fitore me përmbysje në miqësoren me Burrelin

AlbanianSport.com 14/08/2021 21:10

ASNN – Miqësorja, Vllaznia-Burreli, e luajtur në Stadiumin “Loro Read More

Legjionarët / Rei Manaj federohet me skuadrën e parë të Barcelonës Legjionarët / Rei Manaj federohet me skuadrën e parë të Barcelonës

AlbanianSport.com 14/08/2021 20:15

ASNN – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj Read More

Shtatori, muaji i emocioneve të mëdha kuqezi, ja të gjitha ndeshjet Shtatori, muaji i emocioneve të mëdha kuqezi, ja të gjitha ndeshjet

AlbanianSport.com 14/08/2021 18:25

ASNN – Për shumëkënd, gushti nënkupton pushime, ndërsa për Read More

Mimoza Hamidi, kur “thirrja e gjakut” bëhet më e fortë se gjithçka tjetër Mimoza Hamidi, kur “thirrja e gjakut” bëhet më e fortë se gjithçka tjetër

AlbanianSport.com 13/08/2021 23:00

ASNN – “Ata në Zvicër janë sjellë shumë mirë me mua. Kam pasur Read More

Kosovë / Prishtina, një rrugëtim mbresëlënës në Kupat e Evropës Kosovë / Prishtina, një rrugëtim mbresëlënës në Kupat e Evropës

AlbanianSport.com 13/08/2021 20:15

ASNN – Pas dy tureve në Ligën e Kampioneve, luan edhe dy të Read More

Nën-19-vjeçarët / Edhe Shqipëria e Cungut mundet 0-1 miqësoren me Italinë Nën-19-vjeçarët / Edhe Shqipëria e Cungut mundet 0-1 miqësoren me Italinë

AlbanianSport.com 13/08/2021 19:20

ASNN – Shqipëria e Nën-19-vjeçarëve ka zhvilluar mesditën e sotme Read More

Ulet sipari kontinental, Evropa, ende larg për skuadrat shqiptare Ulet sipari kontinental, Evropa, ende larg për skuadrat shqiptare

AlbanianSport.com 13/08/2021 16:35

ASNN – Pas Partizanit dhe Vllaznisë më herët, edhe Teuta dhe Read More

Nën-18-vjeçarët / Shqipëria e Beharit mundet 0-1 nga Italia në miqësore Nën-18-vjeçarët / Shqipëria e Beharit mundet 0-1 nga Italia në miqësore

AlbanianSport.com 12/08/2021 20:15

ASNN – Kombëtarja shqiptare e Nën-18-vjeçarët ka zhvilluar Read More

Basketboll – Meshkuj / Nikola Milatoviç, trajneri i ri i Vllaznisë Basketboll – Meshkuj / Nikola Milatoviç, trajneri i ri i Vllaznisë

AlbanianSport.com 12/08/2021 19:20

ASNN – Nikola Milatoviç do të jetë trajneri i ri Vllaznisë së basketboll Read More

Teuta / Durrsakët, sonte për përmbysjen dhe kualifikimin historik Teuta / Durrsakët, sonte për përmbysjen dhe kualifikimin historik

AlbanianSport.com 12/08/2021 18:25

ASNN – Dueli i bregdetarëve me Shamrok Rovers vjen drejtpërdrejt Read More

Laçi / Kompani: Anderlehti, për ta fituar ndeshjen edhe të enjten Laçi / Kompani: Anderlehti, për ta fituar ndeshjen edhe të enjten

AlbanianSport.com 12/08/2021 16:35

ASNN – Trajneri i Anderlehtit kërkon të mbajë skuadrën të motivuar, Read More

Sistemi VAR, FSHF është gati, fillon faza e fundit e trajnimit Sistemi VAR, FSHF është gati, fillon faza e fundit e trajnimit

   AlbanianSport.com 12/08/2021 14:45

ASNN – Sistemi i Ndihmërgjyqtarit të Videos (VAR – Video Assistent Read More

Teuta dhe Laçi, një tablo me kontraste për ndeshjet e kthimit Teuta dhe Laçi, një tablo me kontraste për ndeshjet e kthimit

AlbanianSport.com 12/08/2021 12:55

ASNN – Durrsakët, për kualifikim ndaj Shamrok Rovers, kurbinasit, Read More

Çelsi fiton Superkupën e Evropës, fiton “lotarinë” e 11-metërshve ndaj Vijarealit Çelsi fiton Superkupën e Evropës, fiton “lotarinë” e 11-metërshve ndaj Vijarealit

AlbanianSport.com 11/08/2021 23:55

ASNN – Mposht Vijarealin nga pika e bardhë, koha e rregullt Read More

In Memoriem… Shuhet në moshën 91-vjeçare Remzi Bulku In Memoriem… Shuhet në moshën 91-vjeçare Remzi Bulku

AlbanianSport.com 11/08/2021 22:05

ASNN – Ish-futbollisti i Tiranës ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare. Read More

Hansi Flik, për një “Fillim të Ri”, me një mendësi tjetër me Gjermaninë Hansi Flik, për një “Fillim të Ri”, me një mendësi tjetër me Gjermaninë

AlbanianSport.com 11/08/2021 18:25

ASNN – Me ambicie të mëdha dhe falë paraardhësit të tij Joakim Read More

Teuta / Hodo & Arapi: I njohim pikat e forta e të dobëta të irlandezëve Teuta / Hodo & Arapi: I njohim pikat e forta e të dobëta të irlandezëve

AlbanianSport.com 11/08/2021 16:35

ASNN – Hodo: Teuta është mundur 1-0 nga Shamrok Rovers, Read More

Lionel Mesi flet si parizien: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve edhe këtu Lionel Mesi flet si parizien: Dua të fitoj Ligën e Kampioneve edhe këtu

AlbanianSport.com 11/08/2021 10:55

ASNN – Ish-lojtari i Barcelonës: “Mezi pres të zbres në fushë Read More

Mesi nënshkruan për Paris SG-në, kontratë dy-vjeçare me mundësi zgjatjeje Mesi nënshkruan për Paris SG-në, kontratë dy-vjeçare me mundësi zgjatjeje

AlbanianSport.com 10/08/2021 23:55

ASNN – Tashmë është një realitet. Lionel Mesi është futbollist Read More

Skënderbeu / Memelli: Përgatitjet, në rrugë të mbarë, nis “muaji i sulmit” Skënderbeu / Memelli: Përgatitjet, në rrugë të mbarë, nis “muaji i sulmit”

AlbanianSport.com 10/08/2021 23:00

ASNN – Trajneri i Skënderbeut pret plotësimin e grupit, mbetet Read More

Teuta / Trajneri Bradli: Pres një tjetër lojë të enjten nga ekipi shqiptar Teuta / Trajneri Bradli: Pres një tjetër lojë të enjten nga ekipi shqiptar

AlbanianSport.com 10/08/2021 22:05

ASNN – Trajneri i Shamrok Rovers flet për ndeshjen e kthimit Read More

(Video) Basketboll / Ponari: Shqipëria, destinacion i konfirmuar ndërkombëtar (Video) Basketboll / Ponari: Shqipëria, destinacion i konfirmuar ndërkombëtar

AlbanianSport.com 10/08/2021 21:10

ASNN – Presidenti i FSHB-së vlerëson organizimin në Tiranë Read More

Dinamo / 2 fitore & 2 barazime në miqësore, bilanc pozitiv për Shkëmbin Dinamo / 2 fitore & 2 barazime në miqësore, bilanc pozitiv për Shkëmbin

AlbanianSport.com 10/08/2021 19:20

ASNN – Skuadra kryeqytetase vazhdon procesin e rindërtimit Read More


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh