Padeborni, Eibari, Leister Siti… ose kur paraja nuk bën futboll
AlbanianSport.com 26.09.2014 23:15 ASNN – Përveç mirëorganizimit dhe dëshirës për të fituar, paratë luajnë një rol kryesor në ndërtimin e një klubi të madh futbolli. Të tilla janë skuadra si Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut, Barcelona, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti, Read More |
Parketi si pasarelë… gjyqtarja anësore me xhinse në Kupën e FSHV-së! Gjergj Vyshka 25.09.2014 21:15 Nuk mund të kishte ironi më të madhe me veprimtarinë e parë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, teksa bëhet fjalë për Kupën e vendosur nga ajo, me atë që ka ndodhur dje. Read More |
Çudi shqiptare, Partizani & Teuta, fanella me të njëjtën ngjyrë Gjergj Vyshka 24.09.2014 19:55 Si në asnjë veprimtari të volejbollit shqiptar, dje në gjysmëfinale të Kupës së Federatës, Partizani dhe Teuta kanë luajtur me të njëjtën ngjyrë fanelle, që Read More |
Hendboll / Shqipëria “tradhtoi” Kosovën, nuk mori pjesë në votim…!? AlbanianSport.com 24.09.2014 12:25 ASNN – Siç është bërë e ditur dhe ditë më parë, Kosova tashmë është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Shqiptare të Hendbolli. Por përtej kësaj, apo dhe faktin që Serbia ka nisur sulmet e saj ndaj sportit kosovar, teksa është e nervozuar që Kosova po pranohet nga Federatat Sportive Ndërkombëtare, kosovarët vetë janë të acaruar me Shqipërinë. Read More |
Shqipëri-Danimarkë, çmime të kripura në premierën e “Elbasan Arena” AlbanianSport.com 23.09.2014 16:10 ASNN – Përfaqësues të organizmit që qeveris futbollin evropian, UEFA, kanë zbarkuar në Elbasan për të inspektuar ecurinë e punimeve përfundimtare në Stadiumin e rindërtuar. Sipas burimeve pranë FSHF-së, përfaqësuesit e UEFA-s kanë mbetur të kënaqur me nivelin e punës së bërë në stadium, duke e cilësuar si të kënaqshme për të pritur një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave të ndeshjes së 11 tetorit, Shqipëri-Danimarkë. Kombëtarja kuqezi do ta luajë në Stadiumin e rindërtuar “Elbasan Arena” ndeshjen e 5 tetorit 2014 ndaj Danimarkës, të vlefshëm për grupin “I” të Eliminatoreve të Evropianit 2014. Kjo garanci është dhënë sot nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka pritur paradite një delegacion të UEFA-s që ka zbarkuar në Elbasan për të inspektuar ecurinë e punimeve përfundimtare në Stadiumin e rindërtuar. Sipas burimeve pranë organizmit që qeveris futbollin shqiptar, përfaqësuesit e UEFA-s kanë mbetur të kënaqur me nivelin e punës së bërë në stadium, duke e cilësuar si të kënaqshme për të pritur një ndeshje ndërkombëtare futbolli. Ndërkaq, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur ka vendosur për çmimet e biletave të ndeshjes së 11 tetorit, Shqipëri-Danimarkë, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 20:45. Çmimet e biletave variojnë nga 10,000 lekë, në tribunat A2, A3 dhe B3, në 8,000 lekë, në tribunat A1, A4, B2 dhe B4, në 6,000 lekë, në tribunat B1 dhe B5, në 3,000 lekë, në Tribunën E, në 2,000 lekë, në tribunat D dhe F, në 1,500 lekë, në tribunat G1, G3, C1 dhe C3, dhe në 1,000 lekë në tribunat G2 dhe C2. |
Skënderbeu, skuadra pa tifozë, vetëm 2,000 në stadium
ASNN – Të jesh katër herë radhazi kampion dhe të mos e kesh stadiumin e mbushur plot ky është vërtet shqetësim. Një gjë e tillë ka ndodhur me korçarët edhe një kampionat më parë. Kjo ndeshje e dytë e këtij fillimsezoni ka treguar se stadium edhe kësaj radhe do jetë i zbrazur. Nuk ka ku shkon më keq. Shumë më keq kur në këtë takim të parë të luajtur në “strofull” kanë qenë të pranishëm më pak se asnjë herë tjetër “ujqër”. Çka tregon se të gjithë janë larguar nga kampionët. Të jenë ngopur kaq shpejt tifozët korçare? Vështirë për t’u besuar një gjë e tillë. Megjithatë kur shikon më tepër korçarë duke parë ndeshjen në lokale se në stadium kjo vërtet të bën të mos ndjehesh mirë. Kjo ka ndodhur këtë javë me tifozerinë korçare. Ndërkohë që Skënderbeu ka shënuar edhe tre pikë të tjera, ka fituar dhe është ngjitur në kuotën e 6 pikëve, ata që kanë zhgënjyer totalisht kanë qenë tifozët në shkallët e stadiumit. Ndeshjen e Korçës nuk e kanë ndjekur dje më shumë se 2 mijë tifozë, aq pak sa nuk mbahet mend në këto 5 sezonet e fundit që të ketë pasur zbrazje të tillë të stadiumit. Lokalet e Korçës dje kanë qenë të tejmbushura, edhe pse Skënderbeu luante pikërisht në shtëpi. Ndërkohë që çfarë po ndodh me tifozërinë korcare? Mund të themi që ishte vetëm java e parë, por edhe kjo sigurisht që nuk është arsye që të kishte kaq pak tifozë në stadium. Ndoshta kundërshtari, Laçi nuk ishte me emër. Por edhe ky nuk është justifikim. Mos ndoshta korçarët janë ngopur me trofe? Edhe ky nuk është justifikim, pasi të kesh një super skuadër me kaq emra cilësorë dhe me një objektiv tjetër madhor për të shënuar “pesëshen” e famshme është mëkat që të ndiqet skuadra nga vetëm 2 mijë tifozë. Shoqata e tifozerisë korçare duhet të japë një sqarim në lidhje me mungesën e tifozerisë, ose vetë tifozët duhet të shprehen qartë se pse kur skuadra kampione luan te “dera e shtëpisë” dhe tifozëria është treguar e ftohtë, aq më tepër në ndeshjen debutuese të këtij Skënderbeu. Tifozeria mungoi në javën e parë në ndeshjen jashtë ndaj Elbasanit, mungoi edhe dje. Atëherë, çfarë po ndodh me “Ujqërit e dëborës”…!? |
Volejbolli i plazhit / Financierja e FSHV-së bën edhe … trajneren Shqiptarët e volejbollit tashmë janë në aktivitetin e radhës të rrjetës në plazh. Nuk bëhet fjalë më për Kampionat Ballkanik, por për Kupën Kontinentale të Federatës Evropiane, ndërsa është raundi i dytë i këtij aktiviteti. Në qershor tanët kanë qenë në Bullgari, kurse tashmë, si për meshkuj, ashtu dhe për femra, janë të përfshirë në grupin D, ndeshjet e të cilit janë duke u luajtur në Beograd në Serbi. Read More |
Shpikje kineze: Pistë atletike në tarracën e shkollës!? ASNN – Një pistë atletike në tarracën e një shkolle fillore. Kjo është risia më e fundit arkitekturore që vjen nga Kina. Kur hapësirat janë të kufizuara, ajo që nuk njeh kufinj është fantazia njerëzore dhe kronika në vijim na sjell detajet e kësaj zgjidhjeje interesante nga ana e kinezëve. Kur hapësirat janë të kufizuara, ajo që nuk njeh kufinj është fantazia njerëzore. Dhe nga vendi i më i populluar të botës, Kina, vjen dëshmia e rradhës se çfarë mund të bëjë fantazia për të përfituar hapësirë. Kjo shkollë fillore në Tian-tai të Provincës së Zhe-xhiang të Kinës kërkonte një hapësirë prej 11 mijë metrash katrorë, por në dispozicon për të ishin vetëm 7,000 metra. Dhe këtu nuk llogariteshin mjediset sportive. Kjo bëri që arkitekti i ri kinez, Ruan Hao, i cili e mori përsipër projektimin dhe zbatimin të adoptonte një koncept intersant. Dhe rezultati ishte një shkollë në formën ovale të një piste atletike, me një hapësirë të bollshme në mes për ajrin dhe dritën, por me një tarracë që u ofron 1,600 nxënësve të kësaj shkolle një hapësirë prej 3,000 metrash katror për ushtrimet sportive, me veçorinë e vetme se gjithçka bëhet jo në tokë, por në katin e 5-të. |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |