Basketboll / Pirro Leka, kandidat për ekipin kombëtar të meshkujve? AlbanianSport.com 09/01/2017 12:30 ASNN – Pirro Leka, trajneri i Pezaros në Serinë A në Itali, duket Read More |
Çiklizëm / 22 ekipe pjesëmarrëse në “Turin e Francës 2018” AlbanianSport.com 09/01/2017 11:35 ASNN – Organizatorët e Turit të Francës në çiklizëm, që do të Read More |
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mban “derën hapur” për Korenë e Veriut AlbanianSport.com 09/01/2017 08:50 ASNN – Në prag të takimit të Lozanës mes dy Koreve, që do të Read More |
Çiklizëm / Nga Juta, në Bergen, në Rrethin e Të Rinjve, e deri në Sarandë (III) AlbanianSport.com 09/01/2017 07:55 … vijon nga dje Kjo, Read More |
(Video) Basketboll / Organizatori kuqezi, Elvis Dusha spikat në koshin britanik AlbanianSport.com 08/01/2017 18:55 ASNN – Ndonëse jo aq të shumtë në numër sa homologët e futbollit, Read More |
MMA / Shqipëria e ndeshjeve të lira, nga e 63-ta, tanimë e 29-ta në botë AlbanianSport.com 08/01/2017 18:00 ASNN – Federata Shqiptare e Ndeshjeve të Lira, me president Read More |
Volejboll / Tarja: Nisje të hershme të përgatitjeve për Evropianin e shtatorit AlbanianSport.com 08/01/2017 17:05 ASNN – Trajneri i kombëtares së të rejave të Shqipërisë është Read More |
Përmbledhja / Rrethi i 74-t, për herë të parë, si një garë ndërkombëtare (II) AlbanianSport.com 08/01/2017 16:10
…vijon nga dje
Edicioni i 74-t i garës më të rëndësishme të çiklizmit shqiptar ka nisur me petkun e të qenit i pari edicion i përfshirë në kalendarin ndërkombëtar të Federatës Botërore të këtij sporti, UCI-t, ka nisur me një nivel tjetër të masave organizative, që, në fakt, kanë qenë një sfidë më vete për Federatën Shqiptare të Çiklizmit, dhe, në veçanti, për presidentin e saj, Skënder Anxhaku. Një sfidë që u kapërcye me sukses, sikundër e konfirmoi edhe Kryegjyqtari i këtij Rrethi të 74-t, Vladimiros Petsas, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar pas etapës së fundit, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë si vend organizator. “Sigurisht që ju e kaluat klasën dhe për këtë meritoni përgëzime, sidomos presidenti i Federatës, z. Anxhaku, – ka thënë ai. – Natyrisht që ka ende punë për të bërë për një garë edhe më të shkëlqyer, por të gjitha kriteret e këtij niveli të UCI-t u përmbushën dhe kjo është një bazë mjaft e mirë për të ndërtuar një garë edhe më suksesshme në edicionet e ardhshme.” Një aspekt i rëndësishëm i këtij Rrethi të 74-t Çiklistik të Shqipërisë ishte edhe siguria e garuesve dhe, sikundër asnjëherë më parë, masat e marra nga Policia Rrugore, por edhe Policia e Shtetit, ishin të jashtëzakonshme. Kjo u ka krijuar pjesëmarrësve, por edhe organizatorëve, mundësinë për një garë të rrjedhshme dhe pa pengesa dhe, ç’është më e rëndësishme, pa asnjë dëmtim të çiklistëve. Kjo nuk ka qenë e lehtë, duke patur parasysh se bëhej fjalë për një karvan prej 75 çiklistësh dhe po aq staf shoqërues, afro 20 automjete shoqëruese, dhe të gjitha këto në lëvizje përgjatë 850 kilometrave, duke kaluar nëpër qytete dhe rrugë të ndryshme dhe duke shmangur me sukses çdo të papritur të pakëndshme, e për më tepër në një garë që, ndryshe nga edicionet e mëparshme, kur lëvizte me një shpejtësi mesatare 35-40 km në orë, këtë edicion kapi një mesatare mbresëlënëse prej 45 deri në 55 km në orë. Megjithatë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, nuk e fshehu kënaqësinë në përfundim të Rrethit. Në bazë të kontratës firmosur midis Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar dhe Federatës Shqiptare të Çiklizmit, ky Rreth Çiklistik shënoi edhe një risi tjetër sa i përket pasqyrimit të tij, nëpërmjet ndjekjes hap pas hapit nga ana e grupit të xhirimit, të përbërë nga Altin Kodra, Erin Teliti dhe Julian Zela, të cilët sollën çastet më të bukura të kësaj gare nëpërmjet kronikave dhe lidhjeve me edicionet e lajmeve. Por edhe një përmbledhje ditore prej afro 30 minutash, të shoqëruar edhe komentin e specialistit të njohur të këtij sporti, Genc Angjeli. Të gjitha këto e bënë këtë Rreth të 74-t Çiklistik, ku morën pjesë 12 skuadra dhe ku fituar si individ u shpall italiani Françesko Manuel Bonxhorno, ndërsa si ekip, ai italian “GM Europa Ovini”, të veçantë në llojin e vet, të parin në atë që shpresohet të shndërrohet në një vazhdë të suksesshme, me shpresën për të sjellë një ditë nëpër rrugët e Shqipërisë më të mirët e Evropës dhe për ta bërë këtë garë një kartolinë të mrekulleshme për potencialin e turizmit shqiptar. Rrethi i 74-t ia ka lënë stafetën në fund të qershorit Kampionatit Kombëtar të Çiklizmit, që është zhvilluar përgjatë dy ditëve në Tiranë, duke kurorëzuar kampionët e rinj të vendit, si në disiplinën e kronometrit, ashtu edhe në atë të të rezistencës. Në ditën e parë të garave është zhvilluar gara e kronometrit për të 3 kategoritë, ku kanë marrë pjesë 35 çiklistë, nga të cilët 10 për paratërinjtë, 14 për të rinjtë dhe 11 për të rriturit. Ndërkaq, duke dëshmuar se është një sport që po njeh rritje të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, çiklizmi shqiptar ka bërë një tjetër paraqitje të mirë në Kampionatin Evropian që u mbyll të dielën e parë të korrikut në Danimarkë. Në garën e rezistencës, të gjatë 241.2 cm, Xhuliano Kamberaj është renditur i 20-ti, ndërsa Ylber Sefa i 26-ti midis 149 pjesëmarrësve në këtë garë. Ndërkohë, çiklisti i 3-të, Eugert Zhupa, ka rënë pre e një aksidenti që ka përfshirë disa garues, rreth 1 kilometër para finishit. Në fakt, kjo 3-she kuqezi është ndër më cilësoret të këtyre viteve të fundit që Shqipëria ka çuar në një Kampionat Evropian, pasi Zhupa dhe Kamberaj garojnë në nivele të larta në Itali, ndërsa Sefa po shkëlqen në Belgjikë. Krahas pjesëmarrjes së suksesshme në Kampionatin Evropian të Çiklizmit në Rrugë, që u mbajt në Danimarkë, çiklizmi shqiptar ka patur një tjetër provë madhore ndërkombëtare.
Vijon nesër… |
(Video) Tenis / Kur një lojë çiftesh kthehet në një… çështje burrash (?!) AlbanianSport.com 08/01/2017 15:15 ASNN – Forca e zakonit dhe, pse jo, edhe egoja mashkullore Read More |
Volejboll / Pëllumbi: Evropiani i Nën-19-vjeçareve, nuk ushqejmë iluzione AlbanianSport.com 08/01/2017 14:20 ASNN – Për të gjithë këtë aksion të përgatitjet të Kombëtares Read More |
Motosportet / “Dakar 2018”, Sandërlend dhe Al-Atijah, fituesit e së parës AlbanianSport.com 08/01/2017 13:25 ASNN – Në Pisko të Perusë, britaniku Sanderland, pilot i KTM, Read More |
(Video) Peshëngritje / Përvijohet kalendari i shtangës për 2018-ën AlbanianSport.com 08/01/2017 11:35 ASNN – Shtanga kuqezi e ka mbyllur vitin që lamë pas me 9 medalje Read More |
Volejboll – Nën-19-vjeçaret / Tirana, stacioni i parë përzgjedhës i Kombëtares AlbanianSport.com 08/01/2017 10:40 ASNN – Trajneri Tarja: “Ishim përgatitur për lojtare të datëlindjes Read More |
Çiklizëm / Demir Muliç ia ka marrë dorën “Shtegut të Gjelbër” AlbanianSport.com 08/01/2017 09:45 ASNN – Demir Muliç, çiklisti nga Mali i Zi, ia ka marrë dorën Read More |
(Video) Rafael Nadal, një “mysafir” i hershëm në Melbërn AlbanianSport.com 08/01/2017 08:50 ASNN – Ditët e para në Melbërn kanë qenë pozitive për tenistin spanjoll Rafael Nadal, që shpreson të jetë në Turneun e Hapur të Australisë (Australian Open), që nis më 15 janar. Numri 1 në botë për meshkuj po stërvitet 3 orë në ditë duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore dhe duket se është në formë të mirë. Nadal ka hequr dorë nga turnetë e tjerë përgatitorë për të qenë gati dhe duket se gradualisht po gjen formën e munguar prej disa muajsh për shkak të dëmtimit. “Po përgatitem fort dhe për fatin e mirë kam ende kohë deri në startin e turneut”, – ka deklaruar spanjolli. “Kjo do të me japë mundësi të përgatitem ashtu si duhet, i përqendruar dhe pa u sforcuar. Kam besim se do të jem në nisjen e “Australian Open” dhe të luaj ndeshje me nivel të mirë. Po luaj sete të plota gjatë stërvitjes dhe shpresoj që të jem në kushtet e nevojshme për të bërë një ndeshje të plotë deri më 15 janar”, përfundoi Rafael Nadal, një nga tenistët e parë të mëdhenj që ndodhet në Melbërn. |
(Video) Volejboll – Nën-19-vjeçaret / Shqipëria nis përgatitjet për Evropianin AlbanianSport.com 08/01/2017 07:55 ASNN – Nga data 1, deri më 9 shtator 2018, do të zhvillohet në Read More |
(Video) “Shtegu i Gjelbër”, malazezi Muliç bën “bis” në edicionin e 3-të AlbanianSport.com 06/01/2018 19:30 ASNN – Gara e çiklokrosit, e njohur ndryshe si “Shtegu i Gjelbër”, Read More |
(Video) Volejboll… edhe aty loja përfundon kur vërshëllen gjyqtari AlbanianSport.com 06/01/2018 16:15 ASNN – Episodet e lojës së volejbollit që na propozon videoja e mëposhtme na sjellin ndërmend një parim të vjetër sportiv, atë që loja përfundon atëherë kur vërshëllen gjyqtari. Në fakt, në të gjitha sportet thuhet se loja përfundon atëherë kur vërshëllen gjyqtari. Ky parim gjen zbatim edhe në këto episode të lojës së volejbollit që na propozon kjo video. Pavarsisht se, në pamje të parë mund të mos duket kështu, në të gjitha këto episode nuk është shkelur as edhe një herë rregullorja e lojës, sikundër e konfirmon vendimi i gjyqtarit. Prandaj, qesh mirë, kush qesh i fundit… |
Shah / Shqipëria pret Botërorin e Shkollave & Takimin e Frankofonisë në 2018-ën AlbanianSport.com 06/01/2018 13:00 ASNN – Siç dihet, Shqipëria e shahut ka fituar që në shtator të 2016-ës Read More |
KOKSH / Bello: 2018-ta, një vit i ngarkuar për olimpizmin shqiptar (II) AlbanianSport.com 06/01/2018 10:50 ASNN – Bello: “Këta dy sportistë i kanë arritur normat e kualifikimit Read More |
Volejboll / Nisin përzgjedhjet për Kombëtaren e të rejave, sot Tirana AlbanianSport.com 06/01/2018 09:45 ASNN – Në shtator të këtij viti, Federata Shqiptare e Volejbollit Read More |
KOKSH / Bello: Tola & Mëhilli, me normë në “Pjongçeng 2018”, shpreson Biçoku (I) AlbanianSport.com 06/01/2018 15:30 ASNN – Bello: “Këta dy sportistë i kanë arritur normat e kualifikimit Read More |
(Video) Boks / 2017-ta, një vit për “nokaut” në ringun botëror… AlbanianSport.com 06/01/2018 14:25 ASNN – Shijoni një përmbledhje të disa prej dueleve finale të Read More |
Atletikë / Ruli: Gega, Nikolli, Dauti, Gjeçaj & Poçesta, potenciali që premton (II) AlbanianSport.com 06/01/2018 12:15 ASNN – Në një intervistë për RTSH Sport, të cilën AlbanianSport.com Read More |
(Video) Përmbledhje / 2017-ta, viti kur Aeronautika shqiptare “kapi qiejt”… (II) AlbanianSport.com 06/01/2018 11:10 …vijon nga dje ASNN – Falë një tjetër bashkëpunimi mjaft të suksesshëm me Read More |
(Video) “Shtegu i Gjelbër 2018”, pjesëmarrje masive & itinerar sfidues AlbanianSport.com 06/01/2018 09:00 ASNN – Më 7 janar 2018 do të mbahet në kryeqytet gara e “Shtegut Read More |
Kontakte dhe informacione
Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)
|
Rrjetet Sociale |
Rreth Nesh |