Dosier Faqja Kryesore

Dosier / Luke Zefi, atletja e shquar e Vllaznisë rrëfen karrierën Dosier / Luke Zefi, atletja e shquar e Vllaznisë rrëfen karrierën

AlbanianSport.com 13.10.2014 16:15

ASNN – Luke Zefi, atletja e shquar e Vllaznisë, jeton prej vitesh në Itali. Dhe tashmë ka ardhur tek të afërmit e saj, ndërsa për të përditshmen Read More

Kombëtarja / Në Serbi ndaj të shkuarës që flet jugosllavisht & të ardhmes shqip Kombëtarja / Në Serbi ndaj të shkuarës që flet jugosllavisht & të ardhmes shqip

Nga Altin B. Kodra (RTSH) 13.10.2014 12:05

ASNN – Shqipëria do të përballet të martën me Serbinë, në atë që është e para herë që përfaqësueset e të dy vendeve do të ndeshen Read More

Bilanci kuqezi me Danimarkën për t’u harruar, 41 vjet pa shijuar fitoren Bilanci kuqezi me Danimarkën për t’u harruar, 41 vjet pa shijuar fitoren

AlbanianSport.com 11.10.2014 12:05

ASNN – Përfaqësuesja e Danimarkës, me të cilën do të përballemi sot në “Elbasan Arena” nuk është një skuadër e panjohur për kuqezinjtë, Read More

Filipa Zheku, nga pista e prindërve, në pishinë Filipa Zheku, nga pista e prindërve, në pishinë

ASNN – Jo rastësisht Philippa Zheku merret me sport, pasi edhe dy prindërit e saj kanë qenë në Shqipëri prej shumë e vitesh atletë me Skënderbeun. Dhe vetëm pas vitit 1996 emigruan drejt Amerikës. Korçarë të famshme dhe një familje e nderuar ka qënë familja Zheku, ndërkohë që Orion Zheku është babai i Phlilippës, kurse mamaja Valbona Mançe (Zheku).

Babai i saj ka qënë atlet i hedhjes së çekiçit, ndërkohë që mamaja atlete e garave të shpejtësisë 100 dhe 200 m. Cdo moment të ditës, paçka se babai e ndjek më shumë, të dy prindërit shkojnë pas Zhekut. E çojnë në stërvitje madje edhe e stërvisin në momente kur duhet të stërvitet individualisht, ashtu siç po ndodh gjatë këtyre ditëve që ndodhen në Korçë.

Edhe ata kanë dëshirë të madhe që vajza e tyre të nderojë Shqipërinë një ditë dhe ta ngrejë lart flamurin shqiptar: “Nuk ka si të ndodhë ndryshe në një familje sportistësh edhe vajza jonë ka marrë gjakun tonë edhe pse është notare në Amerikë. Ajo mezi pret të vishet kuqezi. Shpresojmë që ëndrra e saj të bëhet realitet për të qenë një ditë kampione absolute, pasi sot është vetëm 16 vjeç”, – thotë babai Orioni, që është njeriu që e dëshiron shumë më shumë vajzën ta shohë atje ku edhe ai ëndërron.

Me pak fjalë në Shqipëri sapo është kthyer një yll.

Rezultatet e Philipa Zheku në korrik 2014 në Florida

200 m katërnotim    2’36”
100 m stil i lirë        1’02”65
100 m flutur        1’09”73
200 m shpinë        2’30”13
100 m shpinë        1’11”02

4 shtator 2014, 10 vjet nga triumfi historik ndaj Greqisë 4 shtator 2014, 10 vjet nga triumfi historik ndaj Greqisë

ASNN – Teksa Kombëtarja kuqezi përgatitet për ndeshjen e parë eliminatore të Evropianit 2016, fillimi i shtatorit ka shënuar edhe 10-vjetorin e asaj fitoreje historike që Shqipëria korri ndaj Greqisë. Ndërkohë, skuadra kuqezi, e drejtuar tashmë nga trajneri italian, Xhovani De Biazi, është grumbulluar në La Korunja të Spanjës, ku po përgatitet për ndeshjen e së dielës.

4 shtatori shënon një nga kulmet e futbollit shqiptar, pasi, plot 10 vjet më parë, Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga gjermani Hans Peter-Brigel, korri një nga fitoret më të lavdishme të saj, duke mundur Greqinë me rezultatin 2-1 dhe duke i dhënë jetë njëri prej edicioneve më të suksesshme të Shqipërisë në Eliminatoret e një evenimenti ndërkombëtar.

Goli i Muratit në minutën e dytë dhe ai i Aliajt në të 11-tën i dhanë shkas një feste në shkallë kombëtare, që mbartte vlera të shtuara sepse u arrit jo vetëm ndaj një fqini me rivalitet historik, por edhe ndaj një përfaqësueseje që vinte si kampione në fuqi e Evropës. 10 vjet më vonë, Kombëtarja kuqezi është në prag të një tjetër fushate eliminatore dhe kundërshtarja e parë do të jetë njëra prej përfaqësueseve më të spikatura të futbollit evropian, Portugalia.

Skuadra kuqezi, e drejtuar tashmë nga trajneri italian, Xhovani De Biazi, është grumbulluar në La Korunja të Spanjës, ku po përgatitet për ndeshjen e së dielës. Dje paradite kuqezinjtë kanë zhvilluar një analizë për afro dy orë, teksa trajneri De Biazi nëpërmjet videove është përpjekur të analizojë lojën e portugezëve dhe t’u shpjegojë futbollistëve të tij pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarëve.

Ndërkaq, në seancat stërvitore, ku De Biazi ka zbatuar skemën 4-4-1-1, bie në sy fakti se italiani është në dilemë përsa i përket qendrës së mesfushës, midis Kukelit dhe Bulkut, si dhe përsa i përket sulmuesit të deklaruar, ku në balotazh janë Gashi dhe Cikalleshi.

Thirrja e Abazit, një apel për dashamirësit e Dinamos Thirrja e Abazit, një apel për dashamirësit e Dinamos

Ish-sulmuesi blu dhe i kombëtares i quan të gjithë heronj që kanë kontribuar për këtë fanellë: “Ftesa ime është për të gjithë, bëni të pamundurën për ngjitjen e skuadrës në Superiore”. Dinamo me tre vjet qëndrim në Kategorinë e Parë, por me pak shpresa për t’u ngjitur në Superiore, duket sikur i ka vënë në siklet të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë fanellë. Është një histori 64-vjeçare, që ka brenda 18 tituj “kampion”, 13 Kupa të Shqipërisë, 2 Superkupa, por mbi të gjitha një pjesëmarrje për t’u pasur zili në arenën ndërkombëtare, sidomos në Kupat e Evropës dhe ato Ballkanike.

Jo vetëm kaq, por janë shumë emra lojtarësh dhe trajnerësh, të cilët kanë bërë lavdinë e këtij klubi, që gjithsesi nuk e meritonte të lëngonte në këtë mënyrë. Sot nuk është në shtëpinë e tij. Sot nuk ka më një siguri për financat, që sigurisht pas largimit të ish-presidentit Besnik Sulaj më 2011-ën (është koha më e artë e Dinamos me të, sepse mori tre tituj “kampion” më 2001-2002, 2007-2008 dhe 2009-2010) dhe njëkohësisht rënies në Të Parën janë minimizuar. Sot vuan për të gjetur futbollistë cilësor, të cilët do ta marrin përdore këtë skuadër për ta çuar në elitën e futbollit shqiptar.

Dhe kur të gjithë ata që kanë bërë historinë e kësaj skuadre janë larguar dhe nuk marrin kurajën për ta ngritur zëri se Dinamo, ajo që ka qenë një ndër furnizuesit kryesorë të ekipeve kombëtare, duhet çuar në Superiore dhe duhet të jetë përsëri e fortë, një zë vjen nga larg Shqipërisë. Dhe ky është Eduard Abazi, ish-sulmuesi i Dinamos dhe  kombëtares shqiptare. Pikërisht në një letër drejtuar të gjithë dinamovitëve, që është shpërndarë nëpërmjet “Facebook”-ut, Abazi i ka bërë thirrje të gjithë: “Shpëtojeni Dinamon!”.


Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh