AlbanianSport.com 26/01/2019 13:40
ASNN – Zyrtari më i lartë i futbollit afrikan, Patris-Eduard Ngaisona u përball me Gjykatën Ndërkombëtare Penale në Hagë, për herë të parë, ndërsa avokati i tij u ankua se “nuk u respektua dinjiteti”, gjatë arrestimit dhe ekstradimit të tij nga Franca. Ngaisona i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv i Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF), ka patur edhe detyrën për koordinimin e të ashtuquajturës milicisë “anti-Balaka”.
Kjo e fundit u shfaq pas luftës civile që shpërtheu në Republikën e Afrikës Qendrore në vitin 2013. Gjykata Ndërkombëtare dyshon se Ngaisona është “udhëheqësi më i lartë dhe” Koordinatori i Përgjithshëm Kombëtar i “Anti-Balakas”, si përgjegjës për krime në disa pjesë të vendit, duke përfshirë vrasjen, torturimin, gjymtimin dhe zhvendosjen e civilëve, plaçkitjen dhe regjistrimin e fëmijëve si ushtarë.
Avokati i tij, Erik Pluvier u tha gjyqtarëve se “kishte rezerva” në lidhje me paraburgimin dhe transferimin nga Parisi, që nga arrestimi i tij më 12 dhjetor 2018. Kjo përfshinte arrestimin pavarsisht se kishte një pasaportë diplomatike që e përcaktonte atë si kreun e Federatës së Futbollit të Afrikës Qendrore. Më shkurt 2018, ai u zgjodh në krye të organizmit që përfaqëson 8 vende afrikano-qendrore, edhe pse u konstatuan më vonë shkelje në mënyrën e votimit, si dhe mungesa e Komitetit të Etikës.