AlbanianSport.com 08.01.2015 21:55
ASNN – Tashmë është zyrtare, e konfirmuar nga Interi dhe Bajerni i Mynihut, ndërsa vetë lojtari ka udhëtuar drejt Milanos. Ndërkohë, mediat italiane kanë zbuluar detajet e marrëveshjes që dërguan Shaqirin në Inter. Ka qenë eksperti i transferimeve në futbollin italian, Xhanluka Di Marcio, ai që ka zbuluar detajet e transferimit të gjilanasit në klubit zikaltër.
Lojtari ka kaluar tek italianë si huazim me parametra zero. Megjithatë, Interi do t’i paguajë Bayernit plot 15 milionë euro në fundin e këtij edicioni për ta blerë kartonin e lojtarit. Dy milionë euro të tjera do të jenë për shpërblimet. Një milionë nëse Interi e arrin një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër nga numri i aktivizimeve të Xherdanit në skuadër gjatë kësaj periudhe.