AlbanianSport.com 06.12.2016 14:25
ASNN – Shapekoense është fituese e Kupës së Amerikës së Jugut për vitin 2016. Kështu ka vendosur Konfederata Amerinalotarin e Futbollit (COMNEBOL). Ndërkohë që do të zhvillohet edhe një ndeshje miqësore Brazil-Kolumbi në janar 2017, për të nderuar Shapekoensen. Të ardhurat e kësaj ndeshje do të shkojnë në ndihmë të familjeve të viktimave të tragjedisë.
Edhe pse u bënë disa ditë që ka ndodhur, për tragjedinë e Çapekoenses vazhdon të flitet. Të gjithë klubet e futbollit në botë kanë bërë homazhe në shenjë respekti për viktimat e k[tij aksidenti tragjik ajror. Tashmë edhe Federata Amerikanojugore e Futbollit (COMNEBOL), ka vendosur të pranojë kërkesën e klubit kolumbian të Atletico Nacional për t’ia dhënë “Copa Sudamericana” 2016, skuadrës braziliane Shapekoense.
Klubi brazilian, që ndodhet në ëaste të vështira ringritjeje, do të përfitojë 3 milion[ e gjysmë euro, ndërsa skuadrës kolumbiane i shkojnë 900 mijë euro. Ndërkohë që kanë reaguar edhe federatat ndërkombëtare. Kështu, Sekretari i Përgjithëm i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Valter Feldman, ka deklaruar se mund të zhvillohet një ndeshje miqësore midis Brazilit dhe Kolumbisë.
Dhe fondet e grumbulluara prej saj do të shkojnë në ndihmë të familjeve të goditura nga tragjedia e Shapekoenses. Ndeshja mund të zhvillohet në janar të 2017 në Stadiumin mitik “Marakana”.