AlbanianSport.com 20.01.2014 21:25
ASNN – Zyber Konçi, trajneri i parë që drejtoi Shqipërinë në një fushatë eliminatore ato të Euro 1964, ku arriti dhe suksesin e parë historik të kuqezinjve, 1-0 ndaj Danimarkës në Tiranë, është përcjellë sot për në banesën e fundit. Konçi është kujtuar nga bashkëkohësit e tij si një njeri që bëri revolucion në futbollin shqiptar.
Ish-trajneri, drejtuesi dhe pedagogu i futbollit, Zyber Konçi, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare, është përcjellë të martën për në banesën e fundit. Njeriu që e drejtoi Shqipërinë në të parën Eliminatore zyrtare, atë të Evropianit të vitit 1964, është kujtuar nga bashkëkohësit e tij si një njeri që bëri revolucion në futbollin shqiptar.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, figurat e shquara të futbollit shqiptar, të tilla si Miço Papadhopulli, Shyqyri Rreli apo Mehdi Bushati, e kanë vlerësuar me superlativa punën dhe karrierën e Zyber Konçit, që ishte trajneri i parë që drejtoi Shqipërinë në një fushatë eliminatore ato të Euro 1964-s.