Zv/kryeministri Niko Peleshi premton: Korça, me “super-pallat” sporti

Share Button

Korca-naten

AlbanianSport.com 18.10.2015 18:55

ASNN – 5.6 milion $ miratohen në qeveri. Zv/kryeministri Niko Peleshi jep lajmin për të gjithë korçarët. Brenda këtyre dy muajve fillojnë punimet te një objekt që do të jetë i paparë në Shqipëri. Është folur prej shumë e shumë kohësh në qytetin juglindor për “fshatin” e madh olimpik dhe në fakt të gjithë presin se kur do të fillojnë punimet, që përfshijnë stadiumin, pishinën, terrenet sportive rreth stadiumit dhe pallatin e sportit. E jo vetëm kaq, por edhe punimet te fusha e vjetër me harqe që ka qenë më parë një godinë e atletikës, e cila në fakt nuk përfundoi kurrë edhe pse ka dekada.

Dhe dje ka qenë pikërisht zv/kryeministri Niko Peleshi që ka dhënë lajmin e madh për të gjithë korçarët, teksa qeveria miratoi shumën prej 5.6 milion dollarësh për pallatin e sportit shumëfunksional, që do të ndërtohet te pjesa me harqe që ndodhet pranë stadiumit “Skënderbeu”. Brenda këtij viti, pra në harkun kohor të këtyre dy muajve të fundit të vitit. fillojnë edhe punimet, të cilat kur të përfundojnë do të sjellin një pamje të paparë më parë në Shqipëri dhe pallatin e sportit më modern që kanë parë të gjithë shqiptarët.

Zv/kryeministri Niko Peleshi, ish-kryetar i Bashkisë së Korçës, sigurisht që i ndodhur në qeveri është një nga njerëzit që po i ndryshon totalisht pamjen qytetit të Korçës dhe në të gjitha projektet ka përfituar shuma të mëdha edhe sporti. Ndërkohë që vitin e ardhshëm fillojnë punimet në stadium dhe në pjesët e aneksit të stadiumit, këtë vit do të nisin këto punime. “Sapo është miratuar nga qeveri 5.6 milionë dollarë për palestrën me harqe, – ka deklaruar nr. 2 i qeverisë shqiptare. – Në fund të ndërtimit do të shikoni një pallat sporti shumëfunksional.”

“Madje brenda do të jetë edhe një qendër argëtimi për fëmijët, – ka vijuar ai. – Pjesët e mureve do të jenë pneumatike si stadiumi “Allianz Arena” i Bajernit të Myniut, me ndriçim nga brenda. Do të jetë objekti më i paparë në Shqipëri dhe për këtë ju garantoj. Brenda këtij viti fillon ndërtimi dhe më vjen mirë që Korça do të ketë pallatin e parë të sportit modern në Shqipëri.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh