AlbanianSport.com 28/04/2020 23:55
ASNN – Ndërkohë që Franca duket se është dorëzuar, ashtu siç duket se është dorëzuar edhe Holanda, ndërsa Belgjika është ende në pikëpyetje, vnë një tjetër vend europian po mendojnë të rinisin futbollit. Bëhet fjalë pikërisht për Zvicrën, aty ku po përgatiten për vazhdimin e sezonit futbollistik.
Sipas informacioneve të fundit që përcjellin mediat vendase, autoritetet qeveritare dhe ato të futbollit në shtetin helvet parashikojnë që Superliga zvicerane të rifillojë më datën 8 qershor 2020, gjithmonë në rastin se nuk do të përkeqësohet gjendja humanitare në vend prej koronavirusit.
Me pak fjalë, ndryshe nga Franca, Belgjika dhe Holanda që mbyllën sezonin, në Zvicër janë të gatshëm të çojnë deri në fund këtë edicion futbollistik. Koronavirusi në Zvicër ka infektuar 29,470 persona, ndërsa 1,703 të tjerë kanë humbur jetën. Deri tani janë rikuperuar fizikisht 22.600 pacientë.