Gjergj Vyshka 22.05.2016 12:50
Stiven Kruijsvijk ka sulmuar në Valparola dhe ka marrë fanellën rozë. Nibali vuan, por reziston, ndërsa bie Valverde. Kjo ishte më së shumti zhvillimi i etapës dolomitike, e cila ka qenë e gjatë 210 kilometra, ndërsa është nisur nga Alpago dhe ka përfunduar në Korvara.
Ndërsa në të kanë qenë të përfshira gjashtë maja për t’u ngjitur mes të cilave Pordoi dhe Giau. Ka ardhur me sprint në katër prej tyre dhe ka fituar Çavez përpara Kruijsvijkut. Të dy kanë qenë protagonistët e sulmit që ka stakuar Nibalin. Pastaj, me Prendler, që ka qenë i treti, janë lëshuar për të kaluar Atapumën.
Ky i fundit, 2 kilometra larg finishit ka parë t’i ikë fitorja e etapës nga dora. Nibali vjen 37 sekonda prapa, Valverde është tre minuta pas tyre dhe Amador ka mbetur gjithnjë e më pas. Një tjetër etapë jo e mirë e Eugert Zhupës, i cili ka ardhur në finish i 116-ti, ndërsa në renditjen e përgjithshme është i 127-ti.
Sot gara e kronometrit 10.8 kilometra, të hënën pushim dhe më pas rikthehet java e fundit e Xhiros së Italisë.
Rezultatet teknike të etapës së 14-të
(Alpago-Korvara, 210 km)
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Esteban Çavez (Kolumbi) 6h06’16”
2) Stiven Kruijsvijk (Holandë) -“-
3) Georg Preidler (Austri) -“-
4) Daruin Atapuma (Kolumbi) + 6”
5) Vincenco Nibali (Itali) + 37”
6) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) -“-
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 2’29”
8) Rafal Majka (Poloni) -“-
9) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) +2’50”
10) Domeniko Pozovivo (Itali) +3’00”
116) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) +43’47”
Renditja e përgjithshme pas 14 etapash:
Nr. Çiklisti (Kombësia) Koha
1) Stiven Kruijsvijk (Holandë) 60h12’43”
2) Vincenco Nibali (Itali) + 41”
3) Esteban Çavez (Kolumbi) + 1’32”
4) Alehandro Valverde (Spanjë) + 3’06”
5) Andrei Amador (Kosta Rika) + 3’15”
6) Rafal Majka (Poloni) + 3’29”
7) Ilnur Zakarin (Rusi) + 3’53”
8) Rigoberto Uran Uran (Kolumbi) + 5’01”
9) Kanstantsin Siutsou (Bjellorusi) + 5’38”
10) Jakob Fuglsang (Danimarkë) + 5’38”
127) EUGERT ZHUPA (SHQIPËRI) + 2h38’08”