Gjergj Vyshka 28.06.2016 18:00
Atletët shqiptarë, që kanë qenë pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të Të rriturve në Pitesht të Rumanisë, kanë shkuar dhe kanë ardhur me autobus. Kanë udhëtuar plot 920 kilometra, që as më pak e as më shumë bëjnë gati 2,000 kilometra vajtje-ardhje. Për të mos thënë orët e gjata të udhëtimit.
Dhe produkti atletët të shtrirë në autobus për të fjetur mes sediljeve, apo dhe në korridorin që të çon tek vendi për t’u ulur. Sigurisht që këtë situatë e vuajnë një shumicë disiplinash sportive, të cilat jo vetëm në aktivitetet ballkanike, por dhe ato Evropiane, për arsye ekonomike i kryejnë me autobus.
E në një udhëtim që mund të shkojnë për më shumë se 24 orë nuk ka se çfarë të gjesh tjetër, por shtrirje dhe fjetje në autobus. E pastaj rezultatet s’janë kurrë shpresëdhënëse.