AlbanianSport.com 15/09/2018 19:45
ASNN – Trajneri i Tiranës, Ze Maria, foli para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Luftëtarit. Ai mendon se skuadra e tij do të bëjë kthesën dhe do t’i bindë të gjithë kundër gjirokastritëve.
Ai ka zhvilluar një bisedë të gjatë me gazetarët ku ka shpjeguar me argumente se pret sinjale pozitive nga ekipi. Tirana është në kërkim të fitores së parë në këtë sezon të kampionatit.
Trajneri Ze Maria beson se kjo do të vijë në sfidën e së dielës me Luftëtarin në shtëpi, duke larguar çdo lloj presioni në mjedisin bardheblu. “Çdo fitore e ndihmon grupin”, – tha trajneri i kryeqytetasve/
“Ne nuk luajtëm keq në 3 javët e para, por pësuam 2 humbje. Fitorja në Kupë na ndihmon. E di që djemtë do të japin gjithçka për të fituar me Luftëtarin”, – ka përfunduar braziliani i bardhebluve kryeqytetas.