AlbanianSport.com 25/01/2024 21:45
ASNN – Agjencia Bullgare Telegrafike (BTA), në bashkëpunim me agjencitë kombëtare të lajmeve në vendet e Ballkanit: Agerpres (Rumani), Anadolu Agency (Turqi), ANAMPA (Greqi), ATSH (Shqipëri), FENA (Bosnje dhe Hercegovinë), HINA (Kroaci), MPB (Maqedonia e Veriut), MINA (Mali i Zi) dhe Tanjug (Serbi), ka zhvilluar edicionin ne 50-të të sondazhit për sportistët më të mirë të vitit në Ballkan.
Në klasifikimin e yjeve të Ballkanit në sport morën vota gjithsej 57 sportistë, dhe, përveç Luiza Gegës, në këtë sondazh u votuan gjithashtu edhe 3 sportistë të tjerë të Shqipërisë. Futbollisti Kristjan Asllani u rendit në vend të 21-të, teksa mesfushori i Kombëtares dhe i Interit grumbulloi gjithsej 10 pikë.
Karateisti Alvin Karaqi, i cili fitoi medalje të artë në Lojërat Evropiane, pozicionohet në vend të 42-të me 4 pikë, ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, nënkampion bote gjatë vitit të shkuar, pozicionohet në vendin e 51-të, duke marrë 2 pikë në këtë sondazh. Në sondazhin e yjeve të sportit në Ballkan për vitin 2023 u votuan edhe 4 sportistë të Kosovës.
Xhudistja Laura Fazliu dhe futbollisti i Napolit, kampion i Italisë në 2023-shin, dhe përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani u klasifikuan përkatësisht në vend të 19-të dhe të 20-të me pikë të barabarta, nga 10 secili. Më tej janë dy xhudistë të tjera, Distria Krasniqi në vendin e 22-të me 9 pikë, si dhe Nora Gjakova në vendin e 27-të me 8 pikë të grumbulluara.