Gjergj Vyshka 02.11.2014 09:45
Dje paradite, në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, është zhvilluar kampionati kombëtar individual i xhudos për të rinj, të rritur dhe të rritura. Atje ku, përveç kampionëve nëpër pesha, Indrid Çullhaj dhe Igli Ramosaçaj ishin më të mirët e aktivitetit.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ndeshja më interesante ka qenë ajo mes Ramosaçajt dhe Vrenozit, e cila u përcaktua dhe si më e mira e kësaj veprimtarie.
“Duam të theksojmë dhe të përgëzojmë SK Kadokan Elbasan me trajner Ermir Lazajn, që debutoi për herë të parë në kampionatin e xhudos, ndërsa ka bërë një përfaqësim më shumë se dinjitoz”, – ka thënë sekretari Çapo.
Ndërkohë të gjitha ndeshjet kanë pasur rivalitet dhe janë gjykuar me profesionalizëm nga Altin Përgjergji, Elena Samoila dhe Erind Cara. Veprimtaria e radhës për xhudon shqiptare do të jetë turneu i 12-të mbarëkombëtar.
Rezultatet teknike të
Kampionatit Kombëtar të Xhudos
Të rinj
Pesha -55 kg Luigj Vata (Besëlidhja)
Pesha -60 kg Anesti Selmani (Top Gym Sport)
Pesha -66 kg Aldo Lushaku (Besëlidhja)
Pesha -73 kg Igli Ramosacaj (Mr.Xhudo)
Pesha – 81 kg Pajtim Merdini (Gandi Xhudo)
Pesha – 100 kg Erson Ramaj (Top Gym Sport)
Sportisti më i mirë: Igli Ramosacaj
Të rritur
Pesha – 60 kg Donald Tare (Top Gym Sport)
Pesha – 66 kg Indrid Çullhaj (Top Gym Sport)
Pesha – 73 kg Igli Ramosacaj (Mr.Xhudo)
Pesha – 81 kg Edmond Prenga (Besëlidhja)
Pesha -90 kg Besfor Dorezi (MMA Tirana)
Pesha -100 kg Bruno Xhaferri (MMA Tirana)
Pesha +100 kg Alfons Babani (MR.Judo)