Xhudo / Zhvillohet Kampionati i Moshave 6-12 vjeç, shpallen fituesit

Share Button

Karate-salla

Gjergj Vyshka 29.02.2016 14:20

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ka bërë të ditur se dje, në Qendrën Sportive “Rinia” Kamëz, është zhvilluar Kampionati Kombëtar i Moshave nga 6, deri në 12 vjeç, ose, thënë ndryshe, për fëmijët.

Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e licencuara nga Federata Shqiptare e Xhudos, ndërsa për moshat nga 6, deri më 10 vjeç kampionati u zhvillua në formën e lojërave.

Gjatë fazës së nxehjes, gjithnjë sipas informacionit të Çapos, specialisti Erind Cara organizoi disa lojëra duke e bërë garën më të gëzueshme. Fëmijët ishin të shoqëruar nga prindërit dhe atmosfera në kampionat mbështetej nga duartrokitjet e tyre.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, Muhamet Harizi, falënderoi për kontributin dhe mbarëvajtjen e kësaj veprimtarie gjyqtarin e tapetit Altin Përgjergjin, si dhe Bashkim Mërtirin, Aurora Shkozën, Arta Mërturin dhe Florian Progrin.

“Në këtë kampionat spikatën disa talente, të cilat do të mbahen nën vëzhgim nga Federata. E po kështu në përfundim të veprimtarisë u zhvillua dhe një takim me instruktorët pjesëmarrës për projektin xhudo në shkolla”, – ka thënë Çapo.

Veprimtaria e radhës e xhudos shqiptare do të jetë Kampionati Kombëtar i Të Rriturve, që do të zhvillohet më 12 dhe 13 mars 2016, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

 

Kampionati Kombëtar

i Xhudos për Moshat

 

Rezultatet teknike:

 

Mosha 6-8 vjeç

 

Meshkuj

Pesha 22 kg  Sidrit Suti (Laçi)

Pesha 28 kg  Samuel Gega (Besëlidhja)

 

Femra

Pesha 18 kg  Krista Kranci (Vllaznia Xhudo)

Pesha 28 kg  Sara Dini (Vllaznia Xhudo)

Pesha 32 kg  Arjola Osmani (Vllaznia Xhudo)

 

Mosha 8-10 vjeç

 

Meshkuj

Pesha 25 kg  Nikoll Gjoka (Vllaznia Xhudo)

Pesha 28 kg  Aurel Gjoni (Tirana)

Pesha 30 kg  Ahmed Koçi (Tirana)

Pesha 32 kg  Aleks Gjeçi (Besëlidhja)

Pesha 34 kg  Luis Kryekurti (Rinia Kamëz)

 

Femra

Pesha 25 kg  Diana Mbrozi (Teuta)

 

Mosha 10-12 vjeç

 

Meshkuj

Pesha 32 kg  Elti Sadrija (Vllaznia Xhudo)

Pesha 34 kg  Nikolla Mbrozi (Teuta)

Pesha 38 kg  Osman Osmani (Vllaznia Xhudo)

Pesha 42 kg  Martin Prendi (Besëlidhja)

Pesha 46 kg  Kevin Matraku (Tirana)

Pesha 50 kg  Eraldo Hysoneli (Rinia Kamëz)

Pesha 60 kg  Redian Piroli (Laçi)

Pesha 73 kg  Rei Hoxha (Tirana)

 

Femra

Pesha 48 kg  Brikena Dini (Vllaznia Xhudo)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh