Xhudo / Xhovani Shkoza, medalje ari në Turneun e Hapur të Kopenhagenit

Share Button

Xhudo-XhovabShkoza-Ferdinand-Jaku-2016

Gaspër Marku 26.03.2016 14:25

ASNN – Xhudoja shqiptare vazhdon të përfaqësohet me mjaft dinjitet në arenën ndërkombëtare. Suksesi i radhës është ai i arritur nga xhudisti shkodran, Xhovani Shkoza. 18-vjeçari i talentuar, pjesë e Vllaznisë në kampionatin shqiptar, ishte i ftuar në Turneun Ndërkombëtar të Hapur të Xhudos “Kopenhagen Open”, në të cilën morën pjesë pothuajse gjithë shtetet e Evropës perëndimore. Në total konkurruar rreth 500 xhudistë.

Sipas informacionit marrë nga Kopenhagen, përmes shoqëruesit të sportistit shkodran Ferdinand Jaku, president i KF Juban Danja në futboll për femra, i cili mundësoi financiarisht pjesëmarrjen e Shkozës në këtë veprimtari, xhudisti i Vllaznisë, Xhovani Shkoza ka konkurruar në kategorinë e peshës trupore deri në 66 kg, kategori kjo për grupmoshën Nën-18-vjeç.

Bazuar në shortin përkatës të veprimtarisë, Xhovani Shkoza zhvilloi katër ndeshje përkatësisht përballë kundërshtarëve nga ekipet e shteteve të Suedisë, Finlandës dhe dy të tjerë të Holandës, të cilat i fitoi që të katërta, duke u shpallur fitues në peshën e tij. Në ceremoninë e mbylljes së krejt veprimtarisë, krahas medaljes së artë të fituar me plot meritë nga Xhovani Shkoza, organizatorët i dorëzuan atij edhe një trofe, kupë personale.

Suksesi i Xhovani Shkozës vjen si rezultat i punës pasionante që zhvillohet në xhudon shkodrane, ku përpos ekipeve të Vllaznisë funksionojnë me të njëjtin sukses edhe ato të Vaut të Dejës dhe të Akademisë “Anton Shkoza”. Për t’u theksuar është se medalisti i artë, Xhovani Shkoza, së bashku me motrën e tij, Aurora Shkoza, dhe vëllain tjetër më të madh, Luigji Shkoza, me titujt “kampion” kombëtarë dhe ndërkombëtarë që po fitojnë nga turneu në turne, po e çojnë edhe më lart traditën dhe emrin e babait tyre Anton Shkoza, me mjaft kontribute në xhudon shkodrane dhe atë shqiptare.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh