Gjergj Vyshka 14.03.2016 15:35
Sipas informacionit që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm, Labo Çapo, Federata Shqiptare e Xhudos ka zhvilluar të shtunën Kampionatin Kombëtar për Paratërinj dhe Të Rritur, atje ku kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e licencuara. Sipas Çapos, e veçanta ka qenë pjesëmarrja e madhe e femrave në kategorinë e paratërejave, atje ku dallonin xhudistet e Vllaznisë.
Një pjesë e mirë e tyre janë shpallur “kampione” pa kundërshtarë, por ka pasur dhe rivalitet. Sidomos tek paratërinjtë, atje ku Adi Paja, Xhovani Shkoza dhe Mikea Golloshi u shpallën sportistët e perspektivës. Edhe tek të rriturit rivaliteti ka qenë i madh, ndërsa ndeshja mes Indrid Çullhajt dhe Kristian Lleshi, apo dhe Françesko Gegës dhe Lurian Kaçi kanë qenë interesante dhe të forta.
Sipas Çapos, zbulimi i veprimtarisë është Françesko Gega, që stërvitet në Itali dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare. “Presidenti Muhamed Harizi ka falënderuar trajnerët për punën e mirë, si dhe gjyqtarët e ardhur nga Kosova, Burim Fetaho dhe Zymer Zeka”, – ka përfunduar Çapo, ndërsa veprimtaria më e afërt do të jetë Kampionati i Të Rinjve dhe i grupmoshës deri në 15 vjeç.
Kampionatit Kombëtar i Xhudos
Paratërinj & Të Rritur
Rezultatet teknike
Paratëreja – Femra:
Pesha 40 kg Xhensila Gjoka (Vllaznia)
Pesha 44 kg Sara Kovaçi (Vllaznia)
Pesha 48 kg Aurora Domaj (Vllaznia)
Pesha 52 kg Amanda Lika (Tirana)
Pesha 57 kg Fatlime Hasani (Vllaznia)
Pesha 63 kg Fabjona Hasani (Vllaznia)
Pesha 70 kg Meri Mitro (Tirana)
Paratërinj – Meshkuj:
Pesha 50 kg Mikea Golloshi (Tirana)
Pesha 55 kg Maringlen Mahmuti (MMA Tirana)
Pesha 60 kg Mustafa Rosa (Tirana)
Pesha 66 kg Xhovani Shkoza (Vllaznia)
Pesha 73 kg Adi Paja (Elbasani)
Pesha 81 kg Manuel Guri (Vllaznia)
Pesha 90 kg Artiol Meta (Teuta)
Të Rritura:
Pesha 57 kg Aurora Shkoza (Vllaznia)
Pesha 63 kg Anxhela Krasniqi (Vllaznia)
Pesha 70 kg Arta Mërturi (Gandi Xhudo)
Pesha 78 kg Julanda Bacaj (Vllaznia)
Të Rritur:
Pesha 60 kg Roland Vasia (Vllaznia)
Pesha 66 kg Indrid Çullhaj (Tirana)
Pesha 73 kg Françesko Gega (Besëlidhja)
Pesha 81 kg Ylli Ujka (Tirana)
Pesha 90 kg Juli Marku (Vllaznia)
Pesha 100 kg Erind Përndoka (Besëlidhja)
Pesha +100 kg Ndoc Ndoci (Vllaznia)