Gjergj Vyshka 15.01.2015 13:15
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, xhudo shqiptare, ka përfituar përsëri nga ndihma prej Federatës Botërore.
250 uniforma të ngjyra të ndryshme dhe gjatësive të ndryshme kanë ardhur për Shqipërinë, atje ku 50 do të jenë për ekipin kombëtar dhe pjesa tjetër për stërvitje.
Nuk është hera e parë që xhudo shqiptare ka përfituar, sepse më parë ka marrë tapet të ri, pa thënë për ndihmat që kanë ardhur për zhvillimin e xhudos në nivelin e fëmijëve.
Ndërkohë më 29 dhjetor, në mjediset e ish-kompleksit “Dinamo” xhudo ka zhvilluar asamblenë e zakonshme, atje ku është analizuar viti 2014.
Po kështu janë planifikuar të gjitha aktivitetet për vitin 2015, ndërsa në plan të parë do të jetë kualifikimi me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”.