Xhudo / Mjeku: Kelmendi do të jetë gati për Olimpiadën Evropiane

Share Button

Majlinda-Kelmendi-desperado

AlbanianSport.com 07.02.2015 14:00

ASNN – Mitja Braçiç ka punuar me shumë sportistë, por Majlinda Kelmendi e ka befasuar. “Gjendja fillestare e muskujve të Majlindës është shumë e mirë, – ka thënë mjeku slloven. – Diagnostikimi me metodën TMG (tensiomiografi) ka treguar se muskujt e Majlindës janë vërtetë të shpejtë. Në kontrollet shumëvjeçare që kam pasur ende nuk kam parë rezultate kaq të mira. Këmba e operuar është në gjendje shumë të mirë për faktin që Majlinda është e përgatitur jashtëzakonisht mirë.” Majlinda Kelmendi është sportistja më e mirë në Kosovë.

23-vjeçarja nga Peja është kampione e dyfishtë e botës dhe kampione e Evropës në xhudo në kategorinë e peshës trupore deri 52 kilogramë. Kampione e botës doli në vitet 2013 e 2014, ndërsa kampione e Evropës në vitin 2014. Ajo nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e Evropës, pasi Evropiani zhvillohet në pranverë. Kelmendi është dëmtuar në fillim të vitit në një kamp përgatitor që u zhvillua në Austri. Aktualisht është xhudistja më e mirë në botë. Dëmtimi ndodhi në momentin kur ishte në seri suksesesh prej 35 fitoresh rresht në gara të nivelit të lartë dhe kur nuk dinte për humbje për gati dy vjet.

Kelmendi në Slloveni ka stërvitje rehabilituese në mëngjes, më pas i nënshtrohet fizioterapisë, ndërsa pasdite e ka edhe një stërvitje tjetër. “Ka me të vërtetë program të rehabilitimit shumë të vështirë dhe me shumë kërkesa, – ka theksuar Mitja Braçiç. – Në ditët e para po punojmë në forcë të trupit dhe të këmbës së shëndoshë, ndërsa me këmbën e operuar bëjmë ushtrime në fizioterapi.” Braçiç ka thënë se në fillim të marsit do të mësohet se kur saktësisht do të kthehet Majlinda në xhudo. Pas një muaji do të bëhen kontrolle për të vlerësuar nivelin e përgatitjet së xhudistes pejane.

“Qëllimi ynë natyrisht është përgatitja me kohë për Lojërat Evropiane. Do të bëjmë çdo gjë që gjuri të rehabilitohet dhe ndërkohë do të përgatisim Majlindën shumë mirë për stërvitje të xhudos. Do të jetë më e fortë se çdo herë”, – ka theksuar Braçiç. Majlinda i është nënshtruar operimit në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ndërsa u operua nga doktori Florin Ramadani.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

Basketboll – Femra / Mbyllet java e 7-të, Tirana thyen Flamurtarin

AlbanianSport.com 05/03/2024 20:50 ASNN – Basketboll, Liga Unike zhvillon javën e 7-të të saj, përballja

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

(Video) Volejboll – Meshkuj / Tomori: Sezoni sa vjen e vështirësohet

AlbanianSport.com 05/03/2024 13:35 ASNN – Triumfi  i Partizanit, flet “arkitekti” Tomori. Trajneri

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh