Xhudo / Majlinda Kelmendi shpallet “kampione” e Evropës, Rusia e nderon

Share Button

Kosove-Flamuri-Rusi-nderimi

AlbanianSport.com 21.04.2016 19:05

ASNN – Një tjetër veprimtari madhore, një tjetër sukses për Majlinda Kelmendin, ka fituar medaljen e artë dhe kurorën e më të mirës së kontinentit, në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Kazan të Rusisë.  Ajo që duhet theksuar është se, përveç aspektit sportiv, ky sukses i Kelmendit ishte edhe një trium i Kosovës, pasi vendi organizator i këtij Evropiani, Rusia, nuk e njeh Kosovën si shtet.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë. Xhudistja pejane mposhti në finale francezen Prishila Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në këtë disiplinë të arteve marciale. Kampionia në fuqi e botës e kaloi turin e parë aforfe, kurse në atë të dytin mundi ukrainasen Starkova. Në turin e 3-të, pejania mposhti izraeliten Shvarc, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku triumfoi ndaj francezes Anabelë, para se të fitonte edhe në finale ndaj francezes tjetër, Gneto. Për xhudisten pejane bëhet fjalë për titullin e dytë të kampiones kontinentale, ndërsa nuk duhet harruar se Kelmendi është edhe dy herë kampione e botës për të rritur. Ajo që duhet theksuar është se, përveç aspektit sportiv, ky sukses i Kelmendit ishte edhe një triumf i Kosovës, pasi vendi organizator i këtij Evropiani, Rusia, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe fillimisht kishte refuzuar t’i lejonte sportistët e saj të garonin me simbolet shtetërore. Por këmbëngulja e ekipit kosovar, me në krye Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kuka, bënë që edhe në Rusi të ngrihet flamuri i Kosovës dhe të këndohet himni i saj.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh