Gjergj Vyshka 14.04.2015 18:35
Pjesëmarrja e kampiones në fuqi të botës në sportin e Xhudos, Majlinda Kelmendi, në Lojërat Olimpike Evropiane në Baku, nga data 12, deri në 28 qershor 2015, mbetet në dyshim.
Për shkak të një dëmtimi që 23-vjeçarja ka pësuar muaj më parë, delegacionit të Kosovës pritet t’i mungojë sportistja më cilësore që premton për medalje në këtë veprimtari të parë olimpike të kontinentit të vjetër.
Trajneri i xhudistet pejane, Driton Kuka, u shpreh se është ende herët për ta konfirmuar pjesëmarrjen e Majlindës në këtë eveniment të rëndësishëm sportiv. Kelmendi ka vijuar me një program specifik në Slloveni, për shërimi i plotë kërkon gjashtë muaj kohë.
Që nga momenti i dëmtimit e deri te Lojërave Evropiane “Baku 2015” bëhen 5 muaj e gjysmë.