Xhudo / Majlinda Kelmendi kurorëzohet në Prishtinë si më e mira e 2014-tës

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-fitore-Abu-Dhabi

AlbanianSport.com 16.12.2014 09:45

ASNN – Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë e botës për vitin 2014. Çmimin prestigjioz xhudistes ia ka dorëzuar Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka vizituar Prishtinën dhe është pritur nga drejtuesit më të lartë të sportit në Kosovë. Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka shpallur në Prishtinë, Majlinda Kelmendin si xhudisten më të mirë në të gjitha kategoritë për këtë vit.

Ky i fundit ka vizituar Prishtinën ku është pritur nga krerët e sportit kosovar. Majlinda është shprehur se ndihet e lumtur që Vizer ka vizituar Kosovën për t’ia dhënë asaj këtë vlerësim të madh. “Kur ishim në Rusi, z. Vizer më patë thënë se do të vijë në Kosovë për të vizituar. Unë jam e lumtur që ai e mbajti premtimin”, – u shpreh Majlinda. “Po të mos ishte ai, unë dhe as federata nuk do të kishim këto suksese”, – shtoi më tutje Kelmendi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, e kanë falënderuar zyrtarin e xhudos Botërore për gjithçka që ka bërë për Kosovën. “Ne jemi të nderuar me prezencën e një njeriu që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin kosovar”, u shpreh Hasani. “Pa ndihmën e sinqertë të Vizerit ju garantojë se procesi i pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës do të shtyhej edhe për një periudhë të pacaktuar”, – shtoi ai.

Trajneri i Majlinda Kelmendi, Driton Kuka, e ka cilësuar Vizerin “një mik i madh i sportit të Kosovës dhe jo vetëm xhudos”. Ndërsa kreu i xhudos botërore, Marius Vizer, ndër të tjera, u shpreh i lumtur me pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh