Xhudo / Kosova merr “garanci”, do të trajtohet si e barabartë në Rusi

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-down

AlbanianSport.com 02.04.2016 09:50

ASNN – Mediat e Prishtinës shkruajnë se paraqitja e përfaqësueses së Kosovës në xhudo, në Kampionatin Evropian për Të Rritur, që do zhvillohet nga 12 deri më 24 prill 2016 në Kazan të Rusisë, nuk vihet në dyshim. Por, sipas asaj që shkruan e përditshmja e mirënjohur kosovare, “Koha Ditore”, në dyshim është se me çfarë simbolesh do të paraqitet përfaqësuesja e sportit më të suksesshëm në Kosovë.

Gjasat janë të vogla që xhudistët kosovarë të paraqiten me flamurin e Kosovës në Rusi.

Rusia nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës dhe në vazhdimësi u ka nxjerrë telashe sportistëve kosovarë në garat që janë organizuar në këtë vend. Ditë më parë, xhudistët morën pjesë në Turneun e Çmimit të Madh, që u mbajt në Gjeorgji, por vetëm me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF).

Probleme për të garuar me flamur të Kosovës në garat ndërkombëtare në shtetet që nuk e kanë njohur shtetësinë Kosovës, kanë pasur edhe sportistë të sporteve tjera.E për këto shqetësime, zyrtarë të lartë të sportit kanë marrë garanci nga nënkryetari i Komitetit Olimpik Evropian (EOC), Janezh Koçijançiçin, se nuk do të ndodhin. Zyrtarët kosovarë kanë takuar Koçijançiçin gjatë një vizite në Lubjanë.

“Në takimin që patëm me nënkryetarin e Komitetit Olimpik Evropian, ka qenë një prej temave edhe çështja e flamurit dhe himnit të Kosovës që në disa vende që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk po e lejojnë, – ka thënë Drejtor i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Ibër Alaj. – Kemi kërkuar që të mos ndalohet.”

“Ne morëm premtime dhe zotime nga zotëri Kocijançiq që Kosova do të trajtohet njëjtë si të gjitha shtetet pjesëmarrëse në garat e ardhshme, – ka vijuar ai, i cituar nga e përditshmja kosovare në fjalë. – Na premtoi se telashe të tilla nuk do të ndodhin më.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh