AlbanianSport.com 26.06.2016 11:15
ASNN – Xhudoja kosovare ka fituar dy medalje në veprimtarinë madhore ndërkombëtare të këtij sporti, në Çmimin e Madh i Budapestit.
Kështu Majlinda Kelmendi ka marrë medaljen e artë, teksa në finalen e kategorisë së peshës trupore deri në 52 kg ka mundur bashkatdhetaren Distria Krasniqi, e cila mori kështu medaljen e argjendtë.
Në gjysmëfinale Kelmendi mundi polaken Pienkovska, kurse Krasniqi rumunen Florian. Dy medalje e ky ishte sukses për xhudon kosovare.