AlbanianSport.com 30/03/2019 23:25
ASNN – Dy medalje ari dhe një argjendi ka fituar Shqipëria në ditën e parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos, një veprimtari që u zhvillua në Sallën sportive “Feti Borova” tek Parku Olimpik i Tiranës. Indrit Çullhaj dhe Jon Vrenozi, bënë një paraqitje të shkëlqyer dhe fituan titullin “Kampion Ballkani” në peshat e tyre, dukje merituar medaljen e artë.
Pjesëmarrja ka qenë mjaft e mirë dhe kishte përfaqësues nga 11 shtete ballkanike, si Turqia, Greqia, Bullgaria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Kosova etj. Natyrisht, Indrit Çullhaj e fiton këtë veprimtari për herë të dytë, pasi titullin “Kampion Ballkani” e mbante edhe më parë. ai e fitoi duelin e tij me “ippon” dhe konsiderohet si një prej sportistëve më të mirë shqiptarë të xhudos.
Çullhaj u shpreh për mikrofonin e “RTSH Sport”-it se ishte i kënaqur me suksesin dhe se fitorja kishte vlerë sidomos kur arrihej përballë publikut vendas shqiptar. Çullhaj tha se fitorja nuk ishte e lehtë dhe se kundërshtari ndaj të cilit fitoi ishte mjaft i vështirë. Megjithatë, për të rëndësi ka fitorja dhe ai po rritet vazhdimisht në tapetet e xhudos, duke qenë një ndër më të spikaturit e këtij sporti në Shqipëri, një kandidat për të siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Tokios.