Gjergj Vyshka 05.12.2015 11:10
Federata Shqiptare e Xhudos është duke u bërë gati për veprimtarinë e saj të fundit për vitin 2015.
Bëhet fjalë për turneun mbarëkombëtar, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj Federate, Labo Çapo, do të zhvillohet më 23 dhjetor në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.
Pritet një veprimtari që do të mbledhë të gjithë shqiptarët nga të gjitha trevat, ndërsa përveç rezultateve sportive do të jetë edhe një festë, e cila do të mbyllë suksesshëm të gjithë vitin 2015.