AlbanianSport.com 22.04.2016 10:25
Kampionia e re e Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi, thotë se është ndjerë shumë mirë që pas një viti me shumë lëndime iu kthye titujve duke triumfuar në Kampionatin Evropian në xhudo që po mbahet në Rusi. “Jam shumë e lumtur”, – ka thënë ajo në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare në Internet të Federatës Evropiane të Xhudos.
“Ndjehem për mrekulli, – ka vijuar Kelmendi. – Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht, sepse duhet të kthehesh siç ishte dhe kjo tregon se tani jam rikthyer.
Duke folur pas triumfit në finale, Majlinda Kelmendi nuk i ka fshehur drithërimat: “Pata shumë emocione. Nuk është hera e parë që fitoj, është e dyta, por rikthimi nga lëndimet më bëri të bëj veprime të çuditshme. Më vjen turp pastaj, por nuk mund ta kontrolloj veten.”