AlbanianSport.com 16/01/2024 17:10
ASNN – Federata e Xhudos së Kosovës po mban kohë pas kohe kampe të ndryshme për zhvillimin dhe masivizimin e këtij sporti. Një të tillë këto ditë po e organizon në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, ku po përgatiten të gjitha klubet e xhudos kosovare.
Ky kamp ka nisur më 15 janar dhe do të zgjasë deri më datën 19 janar 2024, pra, deri të premten. “Pjesëmarrësit në këtë kamp do të marrin pjesë në Kampionatin e Kosovës për Të Rritur më datë 20 janar 2024, si dhe do të përgatiten dhe përzgjedhjen për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare për paratërinj, të rinj dhe të rritur”, njofton Federata e Xhudos së Kosovës.
Ky është një vit mjaft i rëndësishëm për sportin më të suksesshëm në Kosovë pasi do të mbahet gara më prestigjioze e këtij sporti, Olimpiada e Parisit, ku xhudistët “dardanë” do të synojnë medalje olimpike.