Xhudo / Certifikohen instruktorët e parë, KOKSH mbështet rritjen cilësore

Share Button

Xhudo-Kursi-KOKSH-grup-foto-2016

AlbanianSport.com 19.06.2016 22:00

19 instruktorët e parë të Federatës Shqiptare e Xhudos, të cilët kanë qenë pjesë e projektit të Federatës Botërore të këtij sporti me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), janë certifikuar dje. Pikërisht Altin Përgjergji, Arta Mërturi, Endrit Koca, Angjelin Dedej, Aurora Shkoza, Erind Cara, Renato Basha, Luigj Shkoza, Vasil Duri, Albiola Agolli, Armando Mollaosmani, Besard Bajrami, Indrid Çullhaj, Dritan Kurti, Ermenita Muça dhe Klodian Tusha kanë marrë diplomat përkatëse.

Në shpërndarjen e certifikatave, që është zhvilluar dje në mesditë në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë marrë pjesë Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, presidenti i Federatës Shqiptare të Xhudos, Muhamet Harizi, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, si dhe instruktori kryesor në këtë kurs, Dashamir Xhixha. Për Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Stavri Bello, është shumë e rëndësishme vlerësimi i burimeve njerëzore.

Po kështu, edhe shpërndarja e përvojës së fituar në të gjithë nivelin e zhvillimit të sportit. “Xhudo, – ka thënë Bello, – është një disiplinë sportive e cila po njeh zhvillim dhe duhet të merrni shembull nga Kosova, e cila ka mbërritur deri në Kampionatin Botëror. Ne si KOKSH jemi në mbështetje të kualifikimit të trajnerëve e kjo jo vetëm me lektorë të huaj, por ju si instruktorë të parë duhet t’i përçoni më tej vlerat në zhvillimin e këtij sporti.”

“Bashkimi i vlerave pozitive sjell rritjen e nivelit dhe ju njohuritë e fituara duhet t’i përçoni në klubet ku jeni, – ka vijuar ai. – Xhudo në përgjithësi karakterizohet nga pasioni i sportistëve dhe i juve si trajner e duke qenë prezent në çdo aktivitet ndërkombëtar sigurisht që shumë shpejt do të njohë rritje.” Ndërkohë kreu i lëvizjes olimpike shqiptare, Viron Bezhani, në vlerësimin e tij ka shpjeguar se kjo është rruga e duhur për të ecur përpara.

“Me njohuritë e fituara duhet të përgatisni jo vetëm sportistët më të mirë, por dhe ta çoni tek fëmijët, – ka theksuar Bezhani. – T’iu përgëzoj për vullnetin, ndërsa duhet të jeni shembull për të gjitha Federatat e tjera në kërkesën tuaj për kualifikim të vazhdueshëm.” Kurse presidenti i xhudos, Harizi, ka falënderuar KOKSH-in për mbështetjen. “Ne shpresojmë që të kemi kurse të tilla dhe në të ardhmen”, – ka thënë ai. E në fund, pas shpjegimit të modaliteteve të KOKSH-it nga Sekretari Çapo, janë dorëzuar certifikatat, ndërsa më pas është bërë një fotografi e përbashkët për të gjithë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh