Gjergj Vyshka 12.10.2014 21:05
Sipas informacionit që ka sjellë Federata Shqiptare e Xhudos, të premten, në Qendrën Sportive “Rinia” në Kamëz, është zhvilluar Kampionati Kombëtar i këtij sporti për moshat e paratërinjve, nga 14, deri më 18 vjeç.
Në të kanë marrë pjesë 8 skuadra, të cilat kanë sjellë në tapet 65 xhudistë. E reja është dhe pjesëmarrja e Elbasanit. Ndeshje me rivalitet kanë zhvilluar Luigj Vata i Besëlidhjes, Xhulio Rasha i Besëlidhjes, Jon Vrenozi i Gandi Xhudos, Idajet Dollomaja i Gym Status dhe Erson Ramaj i Top Gym Sport dhe Aurel Ndoka i Besëlidhjes.
Në përfundim të këtij aktiviteti, për të tre grupmoshat, vendin e parë e ka zënë Besëlidhja, e cila është ndjekur nga pas prej Rinia, Kamëz dhe Top Gym Sport.
Rezultatet teknike të kampionatit të moshave në Xhudo
Mosha 14 vjeç
Pesha -38 kg Martin Prendi (Besëlidhja)
Pesha -50 kg Ilia Fiori (Besëlidhja)
Pesha -55 kg Luigj Vata (Besëlidhja)
Sportisti më i mirë: Luigj Vata (Besëlidhja)
Mosha 16 vjeç
Pesha -34 kg Gentian Sulo (Mr.Xhudo)
Pesha -38 kg Xhonald Prenga (Rinia, Kamëz)
Pesha -50 kg Arlin Pira (Rinia, Kamëz)
Pesha -55 kg Arges Nuredini (Mr.Xhudo)
Pesha -60 kg Besart Çerpja (Besëlidhja)
Pesha -66 kg Rei Nurçellari (Rinia, Kamëz)
Pesha -70 kg Xhoni Çela (Top Gym Sport)
Sportisti më i mirë: Rei Nurçellari (Rinia, Kamëz)
Mosha 18 vjeç
Pesha -55 kg Andi Shehi (Gym Status)
Pesha -60 kg Anesti Selmani (Gandi Xhudo)
Pesha -66 kg Jon Vrenozi (Gandi Xhudo)
Pesha -73 kg Idajet Dollomaja (Gym Status)
Pesha -81 kg Pajtim Merdini (Rinia, Kamëz)
Pesha -90 kg Aurel Ndoka (Besëlidhja)
Pesha +90 kg Erson Ramaj (Top Gym Sport)
Sportisti më i mirë: Jon Vrenozi (Gandi Xhudo)