Xhudo / “Albania Judo Kodokan”, fituese e Turneut “Nënë Tereza”

Share Button

Xhudo-Anton-Shkoza-grup-foto-2015

Gaspër Marku 11.10.2015 14:40

ASNN – Nën kujdesin e mjeshtrit të njohur të xhudos shkodrane dhe asaj shqiptare, Anton Shkoza, Klubi Shumësportësh “Vllaznia” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Akademinë “Albania Judo Kodokan”, me qendër në Vaun e Dejes, sporti i xhudos organizon në qytetin e Shkodrës për të dhjetin vit me radhë Turneun Ndërkombëtar të Xhudos.

Ndërkohë, pesë vitet e fundit, turneu në fjalë titullohet “Nënë Tereza”, dedikuar kësaj figure të madhe të kombit shqiptar, duke synuar që, krahas garës në tapet, të përcjellë edhe mesazhet e paqes, bashkëpunimit dhe harmonisë edhe në komunitetin e sportistëve të xhudos.

Ndeshjeve të zhvilluara ditën e shtunë në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës u ka paraprirë një demonstrim mjaft interesant i vajzave xhudiste nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse me programin e Artit Marcial “Tai Chi Quan” (Energjia e universit – harmonia e trupit, mendjes, zemrës me natyrën) që kishte për qëllim për t’i dhënë veprimtarisë një dimension më të madh sesa thjeshte të “një gare”.

Të ndarë në dy tapete, xhudistët pjesëmarrës të ekipeve pjesëmarrëse Klub Judo Dalmacia (Split), Klub Judo Borsa (Mostar), Klub Judo “Ilinden” (Sofia), Klubi i Judo-s Ippos (Peje), Klubi i Judo-s Polici (Prishtine), Klubi i Judos Studenti, Judo Kastriori, Judo Vushtria, Judo Trepca, Klupi i Judo-s “Arso Milic” (MNE), Judo klub Tivat, si dhe ekipet e judo-s të Vllaznisë, Akademia Albania Judo Kodokan, Sport Klub “Anton Shkoza”, janë ballafaquar me shumë rivalitet duke tërhequr edhe interesin e publikut vendas.

Mes konkurrentëve kanë qenë edhe dy kampionë Evrope, çka e ka bërë edhe më autoritar zhvillimin e kësaj veprimtarie. Pas një konkurrence të fortë dhe masive fitues i Turneut “Nën Tereza” u shpall Akademia “Albania Judo Kodokan”, nga gjiri i së ciles ishin 9 fitues të vendeve të para si individe, i ndjekur nga klubi i xhudos “Arso Miliç”, me 7 vende të para, dhe Klubi i Xhudos “Ippon Peja”, me 5 fitues.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh