Xherdan Shaqiri, kur 6 ndeshje dhe një gol mjaftojnë për një… titull historik!

Share Button

AlbanianSport.com 26/06/2020 17:40

ASNN – Edhe pse ishte në fushën e blertë të enjten në mbrëmje, Liverpuli i ka dhënë fund një pritjeje me të vërtetë të pafund, plot 30-vjeçare, për t’u shpallur “kampion” i Anglisë në futboll. E ky titull kishte edhe një aromë shqiptare, ndonëse, për shkak të lëndimeve, Xherdan Shaqiri ka pasur edicion të vështirë. Por edhe ai ka dhënë kontributin e tij modest në titullin e parë të Liverpulit në këto 3 dhjetëvjeçarët e fundit. ishte një titull që i mungonte shqiptarit ai i Premier Ligës Angleze.

Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës ka luajtur 6 ndeshje si titullar këtë edicion në Premier Ligë, duke shënuar edhe një gol. Në fakt, ai mund të luajë edhe ndeshje të tjera deri në fund të këtij sezoni, ndërsa numri i vogël i ndeshjeve ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme më tepër sesa mungesës së cilësisë së lojës së tij apo besimit të trajnerit Jurgen Klop. Në fakt, Shaqiri ka 10 ndeshje në këtë edicion të futbollit anglez.

Megjithatë, shtatshkurtëri është bindshëm lojtari shqiptar që ka fituar më tepër trofe, kur bëhet fjalë për nivelin e lartë. Me Bazelin ka fituar 3 tituj të “kampionit” të Zvicrës dhe dy Kupa helvete. Me Bajernin e Mynihut ka fituar dy herë kurorën e Bundesligës, dy herë Kkupën e Gjermanisë, një herë Superkupën e Gjermanisë, një herë Ligën e Kampionëve, një herë Superkupën e Evropës dhe po ashtu Botërorin e Klubeve. Me Interin e Stouk Sitin nuk ka fituar trofe, por me Liverpulin ka fituar dy me shumë peshë.

Sezonin e shkuar fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve. Tanimë, këtë listë mbresëlënëse trofesh ai ka shtuar edhe Premier Ligën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh