Xhambazi: Mbase është koha për një trajner shqiptar për Kombëtaren (II)

Share Button

AlbanianSport.com 25/03/2019 19:00

ASNN – Kombëtarja u mposht nga Turqia mbrëmjen e së premtes në Shkodër me rezultatin 2-0, duke i nisur mjaft keq eliminatoret e Euro-2020. Krejt ndryshe nga eliminatoret e shkuara, ku kuqezinjtë shkruan sukses në rang ndërkombëtar me pjesëmarrjen në Francë-2016, këtë herë Kombëtarja është një skuadër pa identitet, pa kualitet dhe e paaftë të kuptojë dobësitë e saj.

Trajneri Kristian Panuçi u shkarkua dje nga kreu i FSHF-së Armand Duka dhe pritet emërimi i trajnerit të ri, me shpresën që do të tejkalohet kjo gjendje katastrofë e ekipit. Për të analizuar këto zhvillime dhe për të marrë ide rreth tejkalimit të krizës, gazeta “SOT” intervistoi ish-futbollistin e shquar korçar, Dhimitraq Xhambazi, një nga specialistët e njohur të futbollit në vend.

Me argumente sportive, por edhe psikologjike, ai arrin në konkluzionin se largimi i Panuçit erdhi në momentin e duhur dhe tashmë skuadrës i duhet një frymë e re, për të cilën Xhambazi thotë se mund t’ia japë edhe një trajner shqiptar. Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Kombëtares, beson se skuadra do të gjejë forca të reagojë, por për të është e rëndësishme që ca gjëra të sheshohen mirë e të vihen në vijë.

Dhe këtu është fjala për strategjinë e së ardhmes. Këtë intervistë AlbanianSport.com do t’ju sjellë në 3 pjesë dhe sot është pjesa e dytë.

 

…vijon nga dje

 

– Ndikuan dhe ca zhvillime në momentin e grumbullimit, sikurse ishte rasti i Strakoshës. Ajo historia e avionit të humbur duket se nuk bindi askënd. Cili është mendimi juaj?

– Puna me futbollistët është shumëplanëshe, ajo është edhe e karakterit psikologjik, por edhe në disiplinim. Kur është fjala për disiplinën duhet me patjetër të respektohet. Megjithatë, unë nuk e di të vërtetën dhe rezervohem të flas për këtë çështje, por di këtë tjetrën që kur është fjala për disiplinën të gjithë duhet të këmbëngulim që ajo të jetë maksimale. Rregullat dhe disiplina në një skuadër janë të domosdoshme, kjo është alfa e çdo grupi. Unë dua të shtoj se paraqitja e dobët dhe rezultatet e dobëta vijnë nga gjendja e dobët e grupit, i cili ishte pa grintë, i pastabilizuar etj. Madje, ndryshe nga ekipi i De Biazit, skuadra e tanishme duket e pamotivuar, lojtarët duken të heshtur dhe të mërzitur. Duhet një frymë e re optimiste brenda grupit.

 

– Tani që Panuçi iku, Shqipërisë i duhet një trajner i huaj apo shqiptar?

– Kjo është një temë e rëndësishme në këtë moment dhe pyetja shtrohet me vend. Kjo historia me trajnerë të huaj nuk është vetëm shqiptare. Në tërësi skuadrat kombëtare edhe në vendet e tjera zgjedhin trajnerë të huaj dhe kjo bëhet jo pa qëllim dhe është si një mënyrë për të evituar ndërhyrjet dhe për të sjellë impulse të reja nga një shkollë e caktuar futbolli. Duke marrë një trajner të huaj eviton fenomenin e futjes së hundëve nga vendasit dhe pasojat që mund të lindin. Megjithatë, unë nuk do të isha kundër një trajneri shqiptar për Kombëtaren. Pse të mos e provojmë? Unë vetë jam i këtij mendimi. Pastaj, edhe në lidhje me lojtarët, unë do të dëshiroja më shumë vëmendje për lojtarët shqiptarë. Sigurisht, edhe kosovarët shqiptarë janë, por Kosova ka krijuar ekipin e vet tashmë dhe po investon për të, madje kanë një trend në rritje në lojë e në rezultate. Pra ata po shohin drejtimin e tyre. Pse të mos e shohim edhe ne drejtimin tonë, duke u kushtuar rëndësi lojtarëve që janë nga Shqipëria? Kosova e krijoi Kombëtaren e saj dhe nuk ka brenda lojtarë nga Shqipëria, atëherë pse ne duhet të mos investojmë tek elementët tanë? Kjo nuk është për ndarje, por për të ndërtuar strategji efikase loje dhe rezultati.

 

– Pas kësaj humbjeje, çfarë prisni nga ky sezon eliminator? A ka shanse Shqipëria të arrijë objektivat e saj në këto eliminatore?

– Me këtë humbje gjërat vështirësohen. Megjithatë, ka ende kohë për të rikuperuar pavarësisht vështirësisë së grupit. Natyrisht, djemtë duhet së pari të kalojnë me sukses Andorrën. Për mendimin tim mund të lakmojnë një vend të tretë në grup, ndoshta nuk do të jetë keq, përkundrazi. Me rëndësi për mua është të mos zhytemi keq e më keq ndër vendet e fundit në grup, këtë duhet ta evitojmë patjetër. Sidoqoftë, tani që Panuçit i mbaroi koha dhe u largua, me një trajner tjetër 20% e kapaciteteve të grupit do të rikuperohen dhe skuadra do të vijë duke u përmirësuar. Nuk bëhet më keq se kaq, përkundrazi, mund të jetë një moment i madh reflektimi dhe rikthimi tek loja e qartë dhe rezultatet bindëse.

 

Vijon nesër… 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh