Vrapimi në temperatura të larta, si dhe çfarë duhet të mbani veshur

Share Button

AlbanianSport.com 04/08/2021 18:20

ASNN – Temperaturat e larta nuk janë një arsye për vrapuesit e vërtetë, që të ndërpresin rutinën e tyre. Midis ditëve të gjata, shumë vrapues përjetojnë një valë motivimi ndërsa afrohet vera, por kur dalin në pjesën më të nxehtë të ditës, situata fillon të vështirësohet. Pra, si mundet një vrapues të përfitojë nga sezoni më i nxehtë, pa u bllokuar nga temperaturat e larta? Më poshtë gjeni disa këshilla dhe mjete që do t’ju ndihmojnë të vraponi, përfshirë mënyrën se si të përgatiteni dhe çfarë të vishni.

 

Çfarë duhet të dini rreth vrapimit në mot të nxehtë?

Mos prisni të dehidratoheni. Nëse po planifikoni një vrapim veror, fillojeni ditën tuaj me hidratim shtesë. Pini disa gota shtesë ujë kur të zgjoheni dhe kushtojini vëmendje marrjes së ujit apo lëngjeve gjatë gjithë ditës për të qëndruar të hidratuar. Disa vrapues përdorin pije sportive ose xhel energjie për të rritur elektrolitet e tyre, të cilat ndihmojnë trupin të përdorë dhe të mbajë lagështi në mënyrë më efikase. Sigurohuni që të merrni mjaftueshëm kalium dhe natrium nga dieta juaj.

Programoni vrapimet tuaja për pjesën më të freskët të ditës, provoni herët në mëngjes ose në mbrëmje kur dielli ka perënduar. Kontrolloni parashikimin e motit dhe përpiquni të shmangni vrapimin gjatë pjesës më të nxehtë të ditës, e cila zakonisht është në mesditë. Gjeni vende të freskëta. Vera është stina më e mirë për të eksploruar parqe dhe shtigje lokale. Zonat me hije, të pyllëzuara dhe pistat me zhavorr priren të qëndrojnë më të freskëta se trotuaret e asfaltit pranë trafikut.

Zbuloni vendet e afërta me pemë, bar dhe shtigje të paasfaltuara për të vrapuar në ditë të nxehta. Bllokoni rrezet e dëmshme të diellit. Sigurohuni të mbuloheni me krem dielli rezistent ndaj djersës dhe të mbani një kapelë.

 

Veshjet për vrapimin në nxehtësi

Veshjet e duhura për vrapim në mot të nxehtë kanë gjithçka që ju nevojitet për të qëndruar të freskët. Bluzat e lehta, pantallonat e shkurtra me panele rrjete për ajrosje dhe pëlhurat e holla që avullojnë djersën janë domosdoshmëri. Si marka më e madhe në botë dedikuar sportit dhe performancës së lartë, “adidas” kujdeset të sjellë për të gjithë ju, veshjet, atletet dhe aksesorët më të mirë, si motivuesit kryesorë gjatë ditëve më të veshtira.

 

Ja çfarë sugjerojmë:

  • Materialet 100% poliestër që largojnë djersën nga trupi.
  • Veshje me teknologji specifike si: HEAT.RDY dhe AEROREADY që janë krijuar posaçërisht për vrapim në temperatura të larta.
  • Atlete prej rrjete, të lehta që ofrojnë ajrosje të vazhdueshme.

 

Me disa përgatitje dhe veshjet e duhura, vrapimi mund të kthehet në argëtim edhe në ditët më të nxehta. Filloni ngadalë dhe përfitoni nga mëngjeset dhe mbrëmjet kur moti është pak më i freskët. Shumë shpejt, vera mund të bëhet një nga stinët tuaja të preferuara për të vrapuar.

Ju mirëpresim në të gjitha pikat e autorizuara “adidas” për t’ju njohur me koleksionet më të fundit të veshjeve për vrapim.

 

adidas | Impossible is Nothing

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh