AlbanianSport.com 07.01.2015 16:35
ASNN – Kamza e Ylber Zanit, një skuadër e cila luan në Kategorinë e Parë, në grupin e Veriut, duket se ka pësuar rrjedhje që në ditën e parë të hapjes së tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Dhe i larguari i parë është mbrojtësi 20-vjeçar Antonio Lala, i cili ka preferuar të bëhet pjesë e Vorës në Kategorinë e Dytë. Kjo ka qenë lëvizja e parë e Kamzës, ndërsa Lala në 12 javët e luajtura në Kategorinë e Parë ka qenë rezervë në skuadrën e periferikëve të kryeqytetit.
Kurse vajtja e tij tek Vora duket se shërben për rritjen e nivelit të tij si lojtar duke u aktivizuar javë pas jave.