AlbanianSport.com 28/11/2017 10:40
ASNN – Mbyllet Botërori i Formula 1 me triumfin e “Mercedes”-it dhe tani është koha për të bërë bilance. Këtë herë shtëpia e yjeve ka qenë e detyruar të lodhet më shumë krahasuar me të kaluarën dhe Toto Volf i ka njohur “Ferrari”-t meritën që ka realizuar një makinë, fuqia e së cilës ka qenë shumë më e lehtë për t’u shfrytëzuar.
Këtë gjë e ka pranuar dhe Hemiltoni. “Gjysma e parë e kampionatit është dhe momenti kyç i sezonit, – ka thënë ai. – “Ferrari” është dukur shumë më rezistente. Në gjysmën e dytë, e kemi studiuar dhe duke vendosur ekuilibrat kemi arritur ta çojmë makinën në kushtet që kam pasur mundësitë për ta shfrytëzuar maksimalisht dhe të fitoj.”