Volejbolli shqiptar në asamble “shembullore”, shtohet kryesia

Share Button

FSHV-logo

AlbanianSport.com 15.01.2015 11:30

Volejbolli shqiptar ka qenë federata e radhës, e cila dje, në ambientet e Hotel “White Dream”, ka zhvilluar analizën e saj vjetore, e cila konsiderohet ndryshe asambleja e zakonshme. Sipas informacionit që ka dhënë për “Gazetën e Sportit”, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, në këtë asamble nga 25 klube e shoqata anëtare të këtij institucioni kanë marrë pjesë 20.

Asamblenë e kanë përshëndetur presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Adrian Doçi, drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, Viron Bezhani. Në këtë asamble janë bërë rregullimet në statut, e cila sipas Tases ka pasur të bëjë me emërimin e delegatëve, por në të njëjtën kohë klubeve, apo shoqatave, që kanë skuadër të rriturish apo të rriturash do të kenë dhe një mandat shtesë.

Ndërkaq është plotësuar dhe kryesia, kjo pas dorëheqjes së Amos Dojakës dhe Indrid Bukës. Dhe në kryesi edhe me miratimin e asamblesë kanë hyrë Anila Hoxha dhe Albert Vokopola. Sakaq raportin e aktiviteteve për vitin 2014 e ka mbajtur sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, kurse atë financiar sekretari Tase dhe financierja Lola Metaj.

Ndërkohë asambleja ka zgjatur për rreth orë, ndërsa nga trajneri i Partizanit, Roland Tarja, dhe Shaban Uka kanë ngritur problemin pse Genci Nexhipi ka përfaqësuar Shqipërinë kur nuk ka pasur leje nga Federata Shqiptare e Volejbollit. Po kështu trajneri i Tiranës në volejboll për meshkuj, Arben Sako, ka ngritur problemin e kontratave për lojtarët 18 vjeç në mënyrë që të mos lëvizin pa pasur asnjë detyrim për klubin e origjinës.

Në përfundim, asambleja e zakonshme e Federatës Shqiptare të Volejbollit është mbyllur qetësisht, ndërsa nga të gjithë është konsideruar një asamble shembullore. Sakaq është shtyrë dhe zhvillimi i Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, e cila në “Asllan Rusi” dhe “Farie Hoti” do të zhvillohet njëkohësisht më 30 dhe 31 janar e 1 shkurt. Kjo për shkak të ankesave financiare që kanë klubet në këtë fillim viti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh