AlbanianSport.com 27.01.2015 12:35
ASNN – Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, teksa ka përfunduar tashmë faza e parë e kampionatit të të rinjve dhe të rejave, ka bërë një statistikë të garës nëpërmjet renditjes. Për meshkuj dhe për femra, ashtu sikurse është bërë e ditur më parë, Studenti dhe Barleti Volej kanë qenë “kampionë dimri”.
Ndërkohë tek moshat, atje ku janë në garë 22 ekipe, 6 për djem dhe 16 për vajza, kryesojnë Elbasani, Tirana dhe Himara. Nuk duhet harruar që sezonin e kaluar, Elbasani ka qenë nënkampion i Shqipërisë në volejboll për të rinj, kurse Himara për të reja.
Dhe fituesit në fuqi të kampionatit të moshave janë Tirana Volej për djem, e cila këtë javë do të jetë pjesëmarrëse në Kupën e Shqipërisë, si dhe Tirana për të reja. Një garë përmes statistikave është dhe një informacion më shumë për sportdashësit dhe trajnerët, të cilët tashmë e kanë të qartë pozicionin e ekipit të tyre në përfundim të fazës së parë.
Renditjet e volejbollit,
faza e parë 2014-2015
Meshkuj
1) Studenti 33 pikë
2) Tirana 28 pikë
3) Teuta 25 pikë
4) Vllaznia 18 pikë
5) Farka Volej 10 pikë
6) Skënderbeu 5 pikë
7) Elbasani 3 pikë
Femra – A1
1) Barleti Volej 21 pikë
2) Tirana 17 pikë
3) Partizani 16 pikë
4) Teuta 12 pikë
5) Skënderbeu 9 pikë
6) Vllaznia 6 pikë
7) Flamurtari 2 pikë
8) Studenti 1 pikë
Femra – A2
1) Apolonia 12 pikë
2) Elbasani 11 pikë
3) Korabi 8 pikë
4) Dinamo 5 pikë
5) Minatori 5 pikë
6) Vlora 4 pikë
Të Rinjtë
1) Elbasani 15 pikë
2) Vllaznia 12 pikë
3) Skënderbeu 12 pikë
4) Tirana Volej 10 pikë
5) Teuta 3 pikë
6) Iliria 0 pikë
Të Reja – Grupi A
1) Tirana 18 pikë
2) Elbasani 17 pikë
3) Vllaznia 16 pikë
4) Flamurtari 15 pikë
5) Partizani 14 pikë
6) Dinamo 14 pikë
7) Tirana Volej 6 pikë
8) Besëlidhja 0 pikë
Të rinjtë – Grupi B
1) Himara 21 pikë
2) MSD 18 pikë
3) Vlora 15 pikë
4) Skënderbeu 13 pikë
5) Lushnja 9 pikë
6) Apolonia 8 pikë
7) Divjaka 7 pikë
8) Teuta 7 pikë