Gjergj Vyshka 10.10.2014 15:55
Veprimtaria më e fundit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, por që ka gjetur mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale të Beratit, ka qenë ajo e zhvilluar buzë lumit Osum, i cili ka pasur për përhapjen e volejbollit në plazh edhe në këtë qytet.
Në veprimtarinë, që është zhvilluar nga 29 shtator deri më 1 tetor, tek Ura e Goricës, kanë marrë pjesë shkollat e mesme të qytetit muze. Kanë qenë 16 çifte meshkujsh, 16 çifte femrash dhe 14 çifte që përfaqësonin shoqërinë civile të Beratit.
Në përfundim të aktivitetit vendin e parë për femra e kanë zënë Nensi Shandro-Luena Golemi të Shkollës së Mesme “Babë Dudë Karbunara”. Kurse për meshkuj në vendin e parë kanë dalë Visar Myftari-Bianko Lezi të Shkollës së Mesme “Kristaq Cipo”.
Ndërkohë qëllimi i kësaj veprimtarie ka qenë gjallërimi i jetës sportive dhe përhapjes së disiplinave të reja sportive. Sepse vetëm kështu të rinjtë mund të jenë të përfshirë gjithnjë e më shumë në sport.