AlbanianSport.com 26.09.2015 22:05
Nesër në paradite do të luhet finalja e trofeut, ndërsa kanë qenë pjesëmarrës Skënderbeu, Studenti, Vllaznia dhe Liria e Zherovjanit. Legjendës së sportit të rrjetës juglindore do t’i jepet titulli “Qytetar Nderi”. Dje në Korçë volejbolli shqiptar e ka ngritur siparin e tij për sezonin 2015-2016 me Kupën “Donald Suxho”, volejbollistit të famshëm korçar që ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë veprimtari kanë marrë pjesë tre skuadra shqiptare, Skënderbeu, Studenti dhe Vllaznia, si dhe ekipi maqedonas i Ilirisë së Zherovjanit. Edhe pse në Korçë nuk ka mbërritur Suxho, ka qenë vetë klubi korçar që ka menduar të zhvillojë këtë kupë me emrin e lojtarit të famshëm. Të katër ekipet kanë startuar dje ditën e parë, teksa u luajtën ndeshjet gjysmëfinale.
Ndërkohë që sot në orën 10:00 pritet të starojë edhe finalja e kësaj kupe. Një aktivitetet dy ditor që do të kulmojë sot me kupën, por në mesditë, rreth orës 12:00, një tjetër e veçantë është se Donald Suxho do të marrë titullin “Qytetar Nderi” nga ana e Bashkisë së Korçës.
Të paktën sipas burimeve pranë kësaj kupe mësohet se Donaldi nuk ka mundur të jetë prezent në këtë aktivitet, ndërkohë që titullin do ta tërheqë mamaja e tij që ndodhet në juglindje.
Kupa “Donal Suxho”
Volejboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet
Dje:
Skënderbeu – Iliria e Zherovjanit (Maqedoni) 3-2
(25-17, 25-19, 20-25, 20-25, 15-13)
Studenti – Vllaznia 3-2
(19-25, 25-16, 19-25, 25-21, 15-9)
Finalja
Sot:
Studenti – Skënderbeu (10:00)
Pallati i Sportit “Nikolla Tamara”, Korçë