Gjergj Vyshka 12.05.2016 08:45
Ylli Tomorri, ish-trajneri i Studentit dhe i ekipit kombëtar për meshkuj, të premten zyrtarizohet si trajner i Partizanit. Pikërisht në zyrat e klubit të futbollit, sipas lajmërimit të zëdhënësit për shtyp të klubit të kuq, Olsi Ranxhi, Tomorri do të prezantohet si trajneri i Partizanit në volejboll për meshkuj nëpërmjet një konference për shtyp.
Një konference të cilën do ta japi së bashku me shefin e klubit shumësportësh të Partizanit, Shkëlqim Muça, e që në fakt Tomorri e kishte paralajmëruar që një javë më parë kohë në të cilën ka ardhur dhe divorci me Studentin, ku, në 35 vjet punë, fitoi 16 tituj kampion, 17 Kupa të Shqipërisë, 5 Superkupa të Shqipërisë.
E tashmë, edhe sepse ka qenë lojtar i Partizanit, Tomorri po bën realitet një ëndërr të kahershme të tij. Rikthimin e Partizanit në volejboll për meshkuj me trofe, projekt që do ta shfaqi të martën së bashku me shefin e klubit shumësportësh të të kuqve, Shkëlqim Muça.