Gjergj Vyshka 20.03.2017 15:30
Trajneri i Partizanit në volejboll për meshkuj, skuadrës kryesuese të kampionatit shqiptar dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë, Ylli Tomorri, është nderuar dje nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Për ta dorëzuar, ndërsa gjithçka ka ardhur në festën e Erzenit, ishte këshilltari i Presidentit të Republikës, Gjergji Lezha.
Motivacioni për titullin “Nderi i Kombit” ishte i atillë: “Sportistit e trajnerit të mirënjohur me kontribut të shquar, i cili lartësoi dhe nderoi me lojën e rezultatet e tij për shumë vjet klubet Studenti, Partizani, si dhe Ekipin Kombëtar të Shqiptar të volejbollit në garat evropiane e botërore”. Numri i dekretit 10078, datë 13 mars 2017. E në fakt për gjithçka që ka dhënë në volejbollin shqiptar, Ylli Tomorri e ka merituar këtë titull të lartë.
Tomori është përqafuar dhe nderuar nga skuadra e tij e Partizanit, por dhe nga Barleti Volej, të cilat kanë qenë prezent në festën e Erzenit të Shijakut.