Volejboll / Turneu “miks” rikthehet në parketin e “Asllan Rusit” në kryeqytet

Share Button

volleyball

Gjergj Vyshka 30.09.2015 14:20

Andi Kris Proda, organizatori i turneut të volejbollit miks, meshkuj e femra bashkë, ka shpjeguar se që nga 26 shtatori në Sallën Sportive “Farie Hoti” ka nisur edicioni i tij i tretë. Në këtë kampionat marrin pjesë Skanderbeg, që është kampione në fuqi, Alfa, Vip Volej, Tepelena, Nekst, Tibo, Alfa Volej, Rize, Dhe Uall, Dragon, Polis, Metaraka, Netrade, Eklips, Krutja dhe Dhe Blokbusters. “Kampionati ynë i volejbollit miks është një event i përvitshëm që zhvillohet në Tiranë, – ka shpjeguar ai. – Këtë vit ka nisur më 26 shtator, ndërsa data e përfundimit të veprimtarisë nuk është përcaktuar ende. Është një kampionat volejbolli amator ku ekipet përbëhen nga tre meshkuj dhe tre femra.”

“Në këtë kampionat vajzat dhe gratë kanë përparësi, pasi ato mund të jenë më të shumtë në ekip se sa djemtë, – ka theksuar Proda. – Pjesëmarrja është nga mosha 15-65 vjeç, ndërsa veprimtaria është krejtësisht social, atje ku synohet barazia gjinore, sportet miks mes dy gjinive dhe kultura sportive.” Organizatori ka bërë të ditur se është një nga të vetmet aktivitete sportive në të cilat dy gjinitë ndeshen si të barabarta. “Synimi kryesor dhe vizioni njëkohësisht është zhvillimi i një kampionati kombëtar miks mes ekipeve amatore, të cilave u lejohen të kenë edhe dy profesionist në fushë”, – ka sqaruar ai.

“Kështu vitin e kaluar ka marrë pjesë Erblina Bici, që është kampione e Shqipërisë me Barleti Volejin, – ka pohuar ai. – Pa harruar që ka luajtur edhe Arjola Prenga, e cila luan me sukses në Norvegji, apo dhe Mjeshtrja e Merituar e Sportit, Ela Tase. Vitin e kaluar kampionati ka zgjatur një muaj, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe shumë institucione si Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Raiffeisen Bank, Sigal Unika Grup Austria”. Proda ka shpjeguar dhe rregulloren, ndërsa 16 ekipet pjesëmarrëse ndahen në grupe, atje ku luajnë me njëra-tjetrën me eliminim direkt.

“E kjo deri në fazën finale, atje ku shpallet ekipi “kampion” dhe dy lojtarët më të mirë të aktivitetit”, – ka përfunduar Proda, i cili së bashku me Artur Gjyrykun janë organizatorët e veprimtarisë, që ka katër vjet që bëhet. Eventi është komplet me vetëfinancim dhe shumë herë ka patur sponsor të ndryshëm, të cilët kanë dhënë çmimet e para të shpërblyera në lekë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh