Volejboll – Të Rinj / Shqipëria, fitore karakteri ndaj Maqedonisë

Share Button

Volejboll-Te-Rinj-Kombetarja-ceremonia-flamuri

AlbanianSport.com 03.08.2015 18:05

ASNN – Volejbolli shqiptar po jep shenja jete, sado të pakta që ato mund të duken dhe është Kombëtarja kuqezi e 18-vjeçarëve, ajo që ka kapërcyer dy humbjet në ndeshjet e para, duke marrë një fitore dramatike, por mjaft të vyer, 3-2 ndaj Maqedonisë, duke mbetur në valle për betejën për vendin e 5-të dhe të 6-të Kampionatit Ballkanik të kësaj grupmoshe, që po i zhvillon ndeshjet në kryeqytetin e Turqisë.

Kuqezinjtë janë në grupin A, me Turqinë, Greqinë dhe Maqedoninë. Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për të rinj, që drejtohet nga trajnerët Arben Sako e Dritan Bardhi, e cila ishte mundur të shtunën 0-3 përballë përfaqësueses vendase, në ndeshjen e parë të Grupit A, ka vijuar të mundet të dielën me të njëjtat shifra edhe në takimin e dytë, përballë Greqisë.

Por në takimin e tretë, të zhvilluar sot, Kombëtarja e 18-vjeçarëve ka dëshmuar grintë dhe vendosmëri, në një duel të karakterizuar nga beteja e ashpër nga fillimi deri në fund. Maqedonasit e kanë fituar setin e parë, 25-19, por kuqezinjtë janë kundërpërgjigjur me të njëjtën mënyrë, duke e fituar të dytin me të njëjtat shifra. Por fqinjët lindorë marrin setin e tretë në të njëjtën mënyrë.

Kjo ka bërë që seti i katërt të jetë i luftuar pikë për pikë dhe, në një betejë nervash Shqipëria e merr atë 25-22, duke e çuar ndeshjen në setin e pestë, ku skuadra e Sakos dhe Bardhit fitojnë 15-10 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Kjo ka bërë që kuqezinjtë të renditen në 3-tët në grupin A, dhe ndërsa Turqia dhe Greqia vazhdojnë më tej në gjysmëfinale, ku do të përballen përkatësisht me Rumaninë dhe Serbinë, Shqipëria do të ndeshet me Bosnjë-Hercegonivën, për vendin e 5-të dhe të 6-të.

 

Kampionati Ballkanik

i Volejbollit – Të Rinj

(Ankara 2015)

 

Grupi A

 

Të shtunën:

Shqipëri – Turqi                    0-3

(16-25, 18-25, 22-25)

 

Greqi – Maqedoni                 3-1

(25-17, 25-15, 22-25, 25-18)

 

Të dielën:

 

Turqi – Maqedoni                  3-1

(25-12, 25-12, 22-25, 25-14)

 

Shqipëri – Greqi                    0-3

(21-25, 23-25, 16-25)

 

Të hënën:

Maqedoni – Shqipëri                        2-3

(25-19, 19-25, 25-19, 22-25, 10-15)

 

Turqi – Greqi                          3-0

(25-15, 25-9, 25-22)

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Turqia 3          3          0          9-1                  9
  2. Greqia 3          2          1          6-4                  6
  3. Shqipëria 3          1          2          3-8                  2
  4. Maqedonia 3          0          3          4-9                  1

 

Grupi B

 

Të shtunën:

 

Serbi – Rumani                                 3-2

(21-25, 22-25, 27-25, 25-12, 15-13)

 

Të dielën:

 

Serbia – Bosnjë-Hercegovinë        3-0

(25-10, 25-15, 25-14)

 

Të hënën:

 

Bosnjë-Hercegovinë – Rumani      2-3

(25-22, 25-13, 16-25, 23-25, 9-15)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Serbia 2          2          0          5-2                  5
  2. Rumania 2          1          1          5-5                  3
  3. Bosnjë-Hercegovina 2          0          2          2-5                  1

 

Për vendet 5 & 6:

 

Të martën:

 

Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë     (14:00)

 

Gjysmëfinalet:

 

Të martën:

 

Greqi – Serbi                                      (15:00)

Turqi – Rumania                               (16:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh