Volejboll – Të Rinj / Sako: Nuk u druhemi kundërshtarëve në Ballkanik

Share Button

Volejboll-Te-Rinj-Kombetarja

AlbanianSport.com 30.07.2015 18:40

ASNN – Kombëtarja shqiptare në volejboll për të rinj është në mbyllje të grumbullimit të vlefshëm për kampionatin ballkanik që zhvillohet nga data 1, deri më 5 gusht 2015 në Ankara të Turqisë. Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve Arben Sako dhe Dritan Bardhi, pas testeve fizike, vijuan grumbullimin në kryeqytet. Me kombëtaren që ka në dispozicion për këto finale, kreu i stolit kuqezi beson te një përfaqësim dinjitoz, ndryshe nga sa ka ofruar e kaluara në kësi eventesh ndërkombëtare me grupmoshat.

“Gjatë këtyre ditëve kemi zhvilluar një fazë përgatitore serioze, – ka thënë Sako. – Me të drejtë mund të deklaroj se kemi një brez premtues lojtarësh për të ardhmen e volejbollit shqiptar. E them me bindje se ky brez është i denjë për kombëtaren e të rriturve. E këtu mund të përmend lojtarë si Qafarrena, 2.5 m i gjatë, Qepa, 1.96 m, Baruti, 2.03 metra, organizatorin e talentuar, Arapi, 1.96 m, Mërtiron apo edhe organizatorin e Farka Volej, Deliun.”

“Parashikoj që në kampionatin ballkanik të Ankarasë do të bëjmë një përfaqësim dinjitoz dhe nuk do të mjaftohemi vetëm me pjesëmarrjen”, – vijoi trajneri kuqezi, i cili, përtej konkurrencës së fortë që rezervon Ballkani në volejboll, shpreson se do të synohen edhe fitoret. “Jemi të vetëdijshëm për nivelin e lartë që ka volejbolli serb apo bullgar, megjithatë me rivalët e tjerë, si Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Rumania, ne do të tentojmë fitoret dhe se asgjë nuk është e pamundur, – ka pohuar ai.

“E kemi dëshmuar edhe më herët një gjë të tillë”, – ka shtuar Sako. Kampionati ballkanik për të rinj është një veprimtari e përvitshme, ku Shqipëria ka munguar për arsye financiare në tre vitet e fundit. Vitin e kaluar Shqipëria e rrjetës mori pjesë vetëm me moshat. Ndërkohë, e privuar nga financat e pamjaftueshme, Federata Shqiptare e Volejbollit nuk merr përsipër të organizojë kampionate ballkanike, ndryshe nga homologët e saj.

Për herë të fundit Shqipëria do të listohej në kalendarin e Federatës Ballkanike në vitin 2013 me organizimin në Tiranë të Kampionatit të Volejbollit të Plazhit për Nën-20-vjeçarët (femra dhe meshkuj), që u mbajtën përkatësisht më 16-18 gusht, dhe më 4-6 tetor me finalen e Kupës Ballkanike për të rritur.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh