Gjergj Vyshka 04.05.2017 07:00
Elbasani është shpallur “kampion” i Shqipërisë në volejboll për të rinj, por vetëm me pikët e vogla. Thuhet kjo sepse verdheblutë e Kasës kanë fituar ndeshjen e kthimit në “Farie Hoti”, 3-2, po aq sa të dielën kishte fituar dhe Tirana në “Tomorr Sinani”.
Mirëpo në ndeshjen e parë Elbasani, edhe pse humbës, kishte qenë fitues i pikëaverazhi 102-101. Po kështu ka ndodhur dhe dje, ndërsa në totalin e seteve ishte po Elbasani në avantazh 99-97.
E kësisoj, me shumën 201-198 në favor të tij, Elbasani është kampion i Shqipërisë në volejboll për të rinj për sezonin 2016-2017. Gëzimi është i madh për fakti se ka qenë një fitore me përmbysje për elbasanasit, atëherë kur të gjithë menduan se gjithçka po shkon në një fitore të lehtë 3-0 për bardheblutë e Albion Hajdarit.