AlbanianSport.com 17/04/2018 09:45
ASNN – Për dy ditë me radhë, në palestrën e Klubit Shumësportësh “Partizani” në kryeqytet dhe Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, janë luajtur ndeshjet e fazës çerekfinale të Kampionatit Kombëtar të Të Rejave në Volejboll.
Vllaznia, Skënderbeu, Tirana dhe Teuta janë 4 skuadrat më të mira, ndërsa shkodranet, që janë kampione në fuqi, janë ato për t’u mundur. Vllaznia e Skënderbeu kanë sfiduar në kryeqytet Partizanin dhe Duka Volejin.
Kurse Tirana dhe Teuta, Flamurtarin dhe Pogradecin. Madje liqenoret, teksa kanë luajtur dy ndeshje në ditën e parë, në të dytën nuk janë paraqitur në ndeshjen me Tiranën, kjo dhe për arsye financiare.
E Tirana e ka fituar ndeshjen në “tavolinë”. Tashmë pritet të caktohet se kur do të luhen edhe gjysmëfinalet, që duket se do të jetë mes çifteve Vllaznia-Teuta dhe Skënderbeu-Tirana.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Të Reja
Çerekfinalet e “Play-off”-it
Grupi D
Vllaznia – Duka Volej 3-0
Skënderbeu – Partizani 3-0
Duka Volej – Partizani 0-3
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
Partizani – Vllaznia 0-3
Skënderbeu – Duka Volej 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 3 3 0 9-0 9
- Skënderbeu 3 2 1 6-4 6
- Partizani 3 1 2 3-6 3
- Duka Volej 3 0 3 1-9 0
Grupi E
Teuta – Pogradeci 3-0
Tirana – Flamurtari 1 3-2
Pogradeci – Flamurtari 1 1-3
Teuta – Tirana 0-3
Tirana – Pogradeci 3-0
Flamurtari 1 – Teuta 0-3
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Tirana 3 3 0 9-2 8
- Teuta 3 2 1 6-3 6
- Flamurtari 1 3 1 2 5-7 4
- Pogradeci 3 0 3 1-9 0