Gjergj Vyshka 24.04.2016 14:35
E ardhur direkt nga rruga, Himara e Kiço Rondos ka treguar se fitohet edhe kështu. “Jemi ngritur që në katër të mëngjesit për të mbërritur këtu”, – thotë trajneri Rondo. Dhe Himara ka bërë “bujë”, ndërsa Partizanit duket se nuk i “kishte dalë akoma gjumi”. Kabuci dhe Milo e mundin skuadrën e Thanasit brenda një ore në një rezultat të pastër 3-0.
8-3, 11-4, 16-11, 19-12 dhe fundi i setit të parë shënon shifrat 25-13. E njëjta situatë në të dytën; 8-2, 16-8, 19-9, 22-12 dhe në fund 25-14. E njëjta gjë edhe në të tretin; 4-0, 8-1, 11-9, 16-11, 18-12, 22-18 dhe përfundimi 25-18. Pikëshënuesja më e mirë është Kabuci, me 27 pikë, e ndjekur nga Milo, me 18 pikë. Në bllok ka dalë fituese Kabuci e Himarës me 3 mure fituese.
Kurse në shërbim ka dalë fituese Kabuci e Himarës dhe Balla e Partizanit me tre të sakta, si dhe Gjergji e Himarës me dy të tilla. Në total në tre sete Himara ka realizuar 75 pikë prej të cilave 63 pikë vetë, kurse 12 pikë kanë ardhur nga gabimet e Partizanit. Në krahun tjetër Partizani në total në tre sete ka shënuar 45 pikë prej të cilave 27 pikë vetë, kurse 18 pikë kanë ardhur nga gabimet e Himarës.
Himara – Partizani 3-0
(25-13, 25-14, 25-18)
Himara: Kabuci, Baka, Gjergji, Milo, Konomi, Januthi / Kolagji, E. Prifti, J. Prifti, Dhimoleksi, Papa, Maçi. Trajner: K. Rondo
Partizani: Kaçani, Saliaj (L), Shera, Xhaferraj, Mullaj, Goxhaj, Fetaj / M. Agolli, Gjoni, Bala, E. Agolli. Trajner: I. Thanasi
Gjyqtarë: Ç. Kojku, E. Dusha (Tiranë)